Kosova
O’Connell: 20 vjet pas luftës, kemi shans të reflektojmë
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’ Connell, ka thënë se të gjithë duhet të kujdesemi për të gjithë ata që janë prekur nga lufta në Kosovë.
Madje ambasadori O’ Connell, me anë të disa videove të publikuara në faqen zyrtare të tij në Facebook, ka thënë: “Ndërhyrja në Kosovë ishte për njerëzit, përfundimisht për njerëzit”.
Më poshtë e sjellim gjithë deklaratën e ambasadorit O’Connell:
“20 vjet pas luftës, ne kemi një shans për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të ardhmen që ne mund të ndihmojmë për të ndërtuar.
NATO veproi në vitin 1999 për të ndalur katastrofën mbi njerëzimin në Kosovë. NATO-ja veproi për të parandaluar shkeljet e mëtejshme dhe të vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe vrasjen e civilëve. Në vitet që kaluam, KFOR-i ka siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë, ku të gjithë qytetarët e saj mund të përparojnë.
Ndërsa e shënojmë këtë përvjetor, zgjedh të mendoj për të gjithë ata që preken nga lufta. Brengosem për të gjitha viktimat; të vrarët, ata të plagosur, ata të dëbuar detyrimisht nga shtëpitë e tyre, ata që vuajtën dhunë të tmerrshme, duke përfshirë përdorimin e dhunës seksuale si një armë lufte. Mendoj në veçanti mbi 1000 fëmijë të vrarë, madje edhe pas 12 qershorit 1999. Mendoj për ata paqeruajtës, në KFOR dhe UNMIK, të cilët vdiqën në shërbim të paqes në Kosovë.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë Një urë e dijes dhe përvojës në kuadër të “Swiss Medical School”, që bashkon diasporën mjekësore... -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











