E-Diaspora

Nxënësit e mësimit plotësues prezantojnë kulturën shqiptare

Shkolla shqipe me mësim plotësues në rol të forcimit të Identitetit kombëtar dhe integrimit multikulturor në Zvicër

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

Në një ditë me diell dhe në një ambient të improvizuar enkas për një festë me qëllim të afrimit të popujve, në Seenhof të Winterthurit  të shtunën u mbajt një festë multikulturore.  E organizuar nga këshilli i prindërve të shkollës Aussenwachten  në Sennhof-it dhe në bashkëpunim me  mësimdhënësit e mësimit të gjuhës plotësuese shqipe asaj italiane dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle kjo festë ishte mjaft e pasur me muzikë e me aktivitete argëtuese për të gjithë të pranishmit.

Ishin të pranishëm me specialitetet e tyre pjesëmarrës nga Holanda, Rumania, Filipinet, Maroku, Ukraina, Hungaria, Trojet shqiptare , Turqia  etj. Nxënësit e klasave të gjashta u prezantuan me specialitete vendase.

Stenda shqiptare në këtë festës e ishte e organizuar me shumë përkushtim  nga prindërit e nxënësve të Seenhof-it . Ajo ishte stolisur me flamuj shqiptarë dhe po ashtu organizatorët ishin kujdesur që të ekspozonin libra dhe informata të shumta mbi prejardhjen e shqiptarëve dhe të kulturës shqiptare në përgjithësi, çfarë zgjoi kureshtjen e të pranishmëve. Edhe ushqimet ishin të përgatitura nga prindërit e nxënësve  dhe u shpërndanë falas të pranishmëve.

Për  programin kulturor  artistik ishte kujdesur mësuesja e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, Elfete Hasi me nxënësit e saj të komunës së Winterthurit.

Zonja Hasi e emocionuar u shpreh për albinfo.ch se është e vetëdijshme që nxënësit e saj janë edhe bartës të denjë të kulturës, traditës dhe identitetit shqiptar në Zvicër prandaj mundohet që së bashku me ta të jetë e pranishme në këso evenimentesh. Ajo tregoi në vazhdim se  nxënësit ishin ata të cilët  dëshiruan të marrin pjesë në këtë festë, çfarë ajo e çmon shumë.

Programi në gjuhën shqipe cili ishte përgatitur nën drejtim të mësueses Elfete, përbëhej nga këngë e valle burimore nga të gjitha trojet shqiptare.
Interesim te të pranishmit zgjoi një prezantimi  audio vizual i përgatitur nga mësuesja Hasi enkas për këtë festë ku u prezantuan në gjuhën gjermane dhe shqipe të gjitha qytetet kryesore të trojeve shqiptare.

Këngëtarja tashmë e njohur e cila kultivon me pasion këngët burimore shqipe, Ajshe Muriqi- Fetaj, me prezencën e saj e pasuroi këtë program artistik duke interpretuar një këngë folklorike me lahutë.
Grupi  nxënësve shqiptarë përfundoi programin e pasur artistik dhe me një valle ftoi të pranishmit të vallëzojnë së bashku. Atyre iu bashkëngjitën një numër i madh i të pranishmëve.

Se mësimi i gjuhës amtare, në këtë rast i gjuhës shqipe është një bazë e rëndësishme edhe e përvetësimit të gjuhëve të huaja është vërtetuar edhe me shumë studime shkencore. Por sipas mësueses Hasi e cila ka një përvojë njëzetvjeçare me mësim plotësues në gjuhën shqipe, vijimi i mësimit plotësuese në gjuhën amtare është edhe një  faktor i rëndësishëm i ruajtjes dhe i forcimit të identitetit kombëtar të fëmijëve të cilët po rriten larg atdheut të prindërve të tyre.

Në këtë festë, me një kënd informativ ishte e pranishme  edhe qendra Interkulturore për parandalimin e varësive dhe përkrahjen e shëndetit e njohur si FISP me seli në Zürich e cila zgjoi kureshtje dhe interesim te të pranishmit.