Shkurt.ch
Nuk ka rënie të duhanpirësve në Zvicër
Numri i duhanpirësve ka stagnuar, por nuk ka shënuar rënie në Zvicër, raporton Enti Federale i Shëndetit Publik (BAG)
Në Zvicër ka po aq duhanpirës sikur para dy vitesh. 27% e popullatës kanë pirë duhan atëherë dhe sot. Me gjithë ndalimin, para një viti, të pirjes së duhanit në lokale të mbyllura, numri i konsumuesve të duhanit në Zvicër nuk ka shënuar rënie.
Në fakt, në Zvicër ka po aq duhanpirës sikur para dy vitesh, ka njoftuar Enti Federal për Shëndetësi (BAG).
Kështu, në vitin e kaluar kanë pirë duhan 27% e popullatës, po aq sa kanë pirë edhe në vitet 2008 dhe 2009, shkruan tagesanzeiger.ch.
Këta të dhëna janë bërë publike sipas një sondazhi zviceran, i cili është autorizuar nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG). Për realizimin e sondazhit janë intervistuar më shumë se 10.000 njerëz të moshës midis 14 dhe 65 vjeç. Anketa është financuar nga fonde për parandalimin e duhanit.
Prej 27 për qind të duhanpirësve të raportuar, 8 për qind prej tyre konsumojnë një pako duhan çdo ditë. Ndërsa 19 për qind prej tyre nuk tymosin duhan çdo ditë.
Gjatë vitit 2001, 33 për qind e qytetrarëve zviceranë kanë pirë duhan, raporton Enti Federal i Shëndetit Publik (BAG). Synimi i këtij institucioni shëndtësor është zvogëlimi i numrit të duhanpirësve në Zvicër, deri në vitin 2012, në 23 përqind.
Me gjithë faktin se numri i pirësve të duhanit ka mbetur i pandryshuar, është zvogëluar megjithatë numri i icigareve që thishin brenda një dite ata duhanpirës. Sot secili prej tyre pi 14 cigare ndërsa para dhjetë vitesh kjo shifër ishte 16.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










