Kosova

Njoftohen ambasadorët për platformën e dialogut

Kryeministri Ramush Haradinaj në takimin e dytë të delegacionit shtetëror për dialogun Kosovë – Serbi me amabasadorët e Quintit  ka deklaruar se është angazhuar që nga fillimi që të ketë dialog përmbajtjesor, transparent dhe në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Kosova ka nevojë për unitet dhe unifikim të qëndrimeve të krejt spektrit politik në vend, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje që është në përputhje të plotë me vullnetin politik të popullit të Kosovës, të shprehur më 17 Shkurt 2008 nga Parlamenti i Republikës së Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa kryesuesi Fatmir Limaj ka thënë se kanë  njoftuar ambasadorët për fazat e platformës për koordinimit që do ta ketë Presidenca me Kuvendin, bashkë me opozitën. Kemi marrë zotimin se edhe presidenti do t’i dorëzojë dokumentet e mëhershme.

“Ambasadorët shprehën përkrahjen e tyre të plotë. Na inkurajuan që të vazhdojmë”, ka thënë Limaj pas takimit. Ai ka theksuar se në Bruksel do të shkojnë me një dinamikë dhe qëllim që të arrihet një marrëveshje, shkruan albinfo.ch.

Ambasadorët e Quintit i kanë dhënë mbështetje këtij delegacioni dhe po ashtu kanë kërkuar unitet dhe përfshirje të gjithë spektrit politik në fazën finale të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.