Shëndetësi
Njerëzit që hanë vetëm, janë më në rrezik për shëndet
Burrat, në veçanti, të cilët hanë vetëm së paku dy herë në ditë, janë identifikuar si njerëzit me më shumë gjasë për të pasur sindromën metabolike
Njerëzit që hanë ushqim vetëm kanë më shumë rrezik për sëmundje të zemrës apo diabet, ka gjetur një studim i ri.
Burrat, në veçanti, të cilët hanë vetëm së paku dy herë në ditë, janë identifikuar si njerëzit me më shumë gjasë për të pasur sindromën metabolike – grumbull problemesh biokimike dhe psikologjike të lidhura me zhvillimin e zemrës dhe diabetin.
Autorët e raportit të publikuar në “Obesity Research & Clinical Pracitce” kanë shkruar se në shumë pjesë të botës, familjet janë zvogëluar dhe në shumë më shumë raste se në të kaluarën, ka shtëpi që banohen nga vetëm një person.
“Në të njëjtën kohë ngrënia bëhet jo e rregullt dhe jo e mirë pasi më shumë hahet vetëm”, kanë shkruar ata.
Për studim, u pyetën rreth 8000 koreano-jugorë të rritur të cilët treguan se sa shpesh hanë të vetëm dhe hulumtuesit krahasuan të dhënat tjera të tyre shëndetësore. Në rezultate u gjet se burrat që hanë më shumë vetëm kanë 45 për qind më shumë rrezik për obezitet dhe 64 për qind më shumë rrezik për sindromën metabolike. Te gratë përqindja ishte 29.
Një nga arsyet e mundshme për lidhjen e shëndetit të dobët me ngrënien e ushqimit vetëm është se njerëzit që hanë vetëm nuk bëjnë shumë zgjedhje ushqimi dhe mund të hanë më pak se që duhet ushqime të caktuara, sipas një studimi tjetër, transmeton Albinfo.ch.
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











