Gjuha
Një shëtitje në Gjenevë me nxënësit e shkollës shqipe
…Nxënësit e shkollës shqipe janë ata, të cilët mundohen në këtë rrëmujë urbane të mbijetojnë së bashku me gjuhën amtare. Të mbijetojnë përballë dallgëve të jetës, sepse gjuha është elementi i parë që dëshmon identitetin kombëtar.
Prandaj ata, me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2015/16 vendosën së bashku me mësuesin e tyre, Vaxhid Sejdiu, të bëjnë një shëtitje në Gjenevë.
Nga mësimet që kishin marrë iu kishin mbetur në kujtesë gjurmët shqiptare në Zvicër. Vitin e kaluar ishin në Lugano të Zvicrës dhe shpalosën gjurmë nga e kaluara jonë kombëtare: gjurmët e aktorit me përmasa botërore, Aleksandër Moisiu dhe piktorit po ashtu me përmasa botërore, Ibrahim Kodra.
Tani radhën e kishte Gjeneva. Ata kishin vendosur të takohen me heroin kombëtar Gjergj Kastriotin – Skënderbeu. Rruga për në Gjenevë për nxënësit e shkollës shqipe të Rapperswill-Jonës dhe të kantonit të Glarusit nuk ishte e largët.
Ata ishin nisur herët në mëngjes në orën 06.20 nga Glarusi, pastaj në Rapperswil dhe duke e vazhduar rrugëve mes për mes Zvicrës. Kënga dhe biseda e lirë ishin ato të cilat e përshpejtuan rrugën. Para orës 11 autobusi me 48 nxënës, disa prindër dhe mësuesin Vaxhid arriti në Gjenevë.
Shëtitjen e filluan me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, aty u mblodhën të gjithë së bashku si dikur mërgimtarët në protestat gjithëpopullore shqiptare për çështje e Kosovës, apo thënë më thjesht, për çështjen shqiptare. Sytë e tyre vezullonin përpara kolonës së flamujve, dhe si për kërshëri filluan komentet se ku është flamuri i Kosovës?
– Ja ku qenka flamuri ynë kombëtar!
Pas shpjegimeve dhe informacionit rreth Selisë së Kombeve, ata vazhduan rrugëtimin, për ku edhe në fakt ishin nisur. Te busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Skënderbeun e kishin takuar të shkrirë në bronz në Tiranë, në Krujë, në Prishtinë, por ky i Gjenevës kishte një kuptim shumëdimensional dhe secili prej tyre dëshironte të qëndronte më afër tij. Ishte kënaqësi e veçantë ta shohin portretin tij në mes të Gjenevës.
Kjo figurë kombëtare e shkrirë në bronz, e punuar aq bukur nga dora e mjeshtrit Odhise Paskali, dukej se po iu fliste fëmijëve shqiptarë për gjuhën, flamurin dhe për atdheun.
Nxënësit Fatlinda, Rinesa, Loreta, Leonita, Lindita, Arjana, Endriti, Nina, Arjoni, Erioni, Bleona, Arta, Lindita, Lindoni, Edita, Albini, Ariona, Blentina, Flaka, Elmija, Rinasi, Lejla, Ferdania, Agoni, Doresa, Ditjoni, Freskimi, Alma, Arbëresha etj. e shikonin me një kërshëri dhe një afërsi të veçantë heroin kombëtar. Fjalët e tyre, detajet rreth portretit, gjërat që i kishin mësuar, pyetjet e mësuesit dhe përgjigjet e tyre ishin një skenar tepër domethënës për këtë shëtitje. Pas këtij takimi të paraparë nxënësit vazhduan me vizitën tyre pjesëve të tjera të qytetit: Parkun Ariana, Kopshtin Botanik, Parkun “Mon Repos”, Orën e qytetit, pjesën për rreth liqenit dhe Qytetin e vjetër të Gjenevës. Secila pjesë përbënte diçka të veçantë për sytë e vizitorëve të shumtë, që atë ditë kishin ardhur për të vizituar Gjenevën, ashtu sikurse ne. Gjatë tërë kohës me ne ishte edhe veprimtari Zaim Jashari dhe prindërit që kishin ardhur në ndihmë mësuesit: Afrim Ibishi, Bashkim Krasniqi, Nexhat Salihu, Xhezair Misini, Ragmi dhe Myzafere Lenjani.
Dhe, ashtu siç filluan me shëtitjen, erdhi koha që të kthehen. Tani për të gjithë ata ishte përgatitur një befasi: një garë brenda në autobus dhe tre nxënësit që iu përgjigjën saktë pyetjeve të mësuesit u shpërblyen me dhurata simbolike. Dhe, fare në fund për të gjithë ata që sivjet kishin përfunduar mësimin në shkollën shqipe: Lejla Aliç, Alma Lenjani, Ferdane Salihu, Doresa Krasniqi, Agon Krasniqi, Blentina Ismaili, Albin Murati, Leonita Arifi, Lindita Asani, Arjon Hajdari dhe Nina Sopa u shpërblyen me mirënjohje me rastin e përfundimit të shkollës shqipe.
LAPSH “Naim Frashëri” i Kantonit të St. Gallenit
E-Diaspora
-
Ka rrahur rëndë një person: Kosovari dëbohet për pesë vjet nga Zvicra Gjykata Kantonale ka lënë në fuqi vendimin e fajësisë dhe dënimin me tre vjet burg por...
-
Për një ditë, 13 kosovarë nga Kantoni Valis morën pasaporten zvicerane
-
Historike: Tre shqiptarë janë zgjedhur në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti në Itali
-
Mjeku nga Kosova bëhet shqiptari i parë që publikon punim shkencor në Harvard
-
Portret profesional në Linkedin dhe CV – fotosesion me Rromir Imamin
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme Qeveria austriake ka njoftuar masa të reja shtrënguese në kuadër të konsolidimit buxhetor, të cilat do...
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak?
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç