Një pyetje të veçantë për çdo kandidat…
Zgjedhjet Federale 2011: 6 kandidatë relevantë i'u përgjigjen pyetjeve të lexuesve të albinfo.ch
Gjatë tetë ditëve në vijim, do të keni rastin të viziononi me radhë përgjigjet ekskluzive të gjashtë kandidatëve me peshë për zgjedhjet federale 2011, të parashtruara paraprakisht nga lexuesit e albinfo.ch.
8. Një pyetje të veçantë
Christa Markwalder
• Pas botimit të raportin e Dick Marty-t mbi supozimin e “trafikun e organeve”, disa politikanë të tjerë kanë kërkuar edhe anulimin e njohjes së Kosovës nga Zvicra. Cili është mendimi Juaj rreth kësaj çështjeje, duke pasur parasysh edhe faktin se keni qenë kryetare e Komisionit për punë të jashtme në Këshillin nacional?
Gerhard Pfister
• Partia juaj bazon fushatën e saj në konsensusin mes të djathtës dhe të majtës. Cili konsensus mund të bëhet në mes të atyre që engjëllojnë apo djallëzojnë shqiptarët?
Géraldine Savary
• Votuesit e kantonit tuaj e hodhën poshtë iniciativën për t’u dhënë të huajve për t’u zgjedhur. Cili ishte qëndrimi juaj dhe si e shpjegoni një humbje kaq të thellë të iniciativës?
Hansjörg Hassler
• Partia juaj, e cila lindi pas ndarjes me SVP/UDC-në, njeh një sukses mjaft të rëndësishëm. Me çfarë dallohet pikëpamja Juaj me atë të SVP/UDC-së sa i përket çështjes së perceptimit të të huajve dhe, në veçanti, të shqiptarëve.
Ueli Leuenberger
• Ju gëzoni merita historike për përkrahjen tuaj të shqiptarëve në Zvicër: Fitohet përshtypja se, me kalimin në krye të partisë suaj, çështja e shqiptarëve dhe e Kosovës nuk është më në mesin e prioriteteve Tuaja. A qëndron kjo?
Walter Wobmann
• Çfarë programi ka partia juaj për integrimin e të huajve në Zvicër? Dhe çka keni bërë konkretisht ju si parti për integrimin e të huajve?
• Barometri i fundit tregon se për herë të parë partia juaj po shkon tatëpjetë, në vend se përpjetë. A asht kjo shenjë se kësaj here e keni tepruar me të huajt dhe sidomos me shqiptarët?
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











