Një përdorues i bankomatit zbulon mashtrimin!
Tepër e rrallë: një banor nga Lausanne ka zbuluar me sukses se bankomati në të cilin sapo kishte tërhequr të holla ishte i trafikuar.
Duke tërhequr të hollat e tij nga bankomati, Daniel Pereira de Abreu vëren se pullat e bankomatit nuk shtypeshin mirë. Ai fillon t’i gërryej ato gjerësa zbulon se pllaka me pulla ishte një kopje e vendosur sipër pllakës origjinale. E përditshmja Le matin flet për rastin e djaloshit të rij.
I habitur, Daniel tregon se ai mendonte se gjëra të tilla nuk mund të ndodhnin në Zvicër. Në saj të shkathtësisë së tij, portugezi 27 vjeç arrin të vërë në pah një mashtrim marramendës. Pas këtij fshihej një transaksion mashtrues që përfshin mbledhjen e të dhënave në shiritat magnetik të kartës së përdoruesit bashkë me kodin e tij. Natyrisht, se kjo vjedhje e të dhënave bëhej pa dijen e përdoruesit.
Pllaka në fjalë e mbivendosur në origjinal nuk mund të vërehej lehtë: ishte një kopje e përsosur dhe ishte shumë e vështirë për të dalluar mashtrimin, thotë Daniel. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe pohon se nuk ka pasur viktima të bankomatit në fjalë.
Për fat të keq, në shumicën e rasteve mashtruesit arrinin qëllimin e tyre. Statistikat e policisë kantonale të Vaud-it tregojnë se që nga fillimi i vitit 148 raste janë regjistruar, kundër 142 më 2010. Ndërsa vite me parë flitej për rreth 100 raste.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











