Shkurt.ch
Një konvoj i jashtëzakonshëm i gjatë prej 64 metrash do të kalojë nëpër Gjenevë
Sipas shtypit zvicëran, një transformator elektrik gjigant do të mbërrijë sot pasdite në Gjenevë. Konvoji i jashtëzakonshëm, me një gjatësi prej 64 metrash, 3.4 metra gjerësi, si dhe me një ngarkesë prej 305 ton është nisur të martën nga Bazeli. Njësia do të zëvendësojë një nga dy transformatorët e qytetit Verbois, i cili nuk punon më.
Ky autotransformator me 220/132 kWh përdoret për transformimin e tensionit shumë të lartë në tension të lartë, i cili më pas kalon në rrymë normale, shpjegon Anne-Claude Steiner, zëdhënëse e Shërbimeve për industrinë të Gjenevës.(SIG) Transformatori i dytë i centralit të Verbois-it, i cili gjithashtu është i vitit 1960, do të ndërrohet në vitin 2012.
Transformatori në fjalë është nisur nga Linz (Austri), më 24 korrik dhe është transportuar nëpërmjet lumit deri në Bazel. Pastaj ai është nisur të martën nga Bazeli, me një shpejtësi maksimale prej 20 km në orë.
Pajisja është e varur në mes të dy rimorkiove me një sistem heqjeje hidraulike që lejon të kalojnë pengesat.
Ky transport i jashtëzakonshëm duhet të mbërrijë në orën 14:00 në territorin e kantonit të Gjenevës, në Versoix, për të arritur destinacionin e tij të fundit katër orë më vonë. Udhëtimi i tij do të përfshijë fshatin Bellevue, rrugët e Lozanës, Sheshin e Kombeve të Bashkuara, Mexrin, Vernier, Satigny dhe Verbois.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











