Një fotografi, e cila ka bërë histori
Në Bari të Italisë hapet ekspozita me fotografi për eksodin e shqiptarëve në '91-n

Mijëra njerëz të dëshpëruar që e kishin mbushur anijen si me sardele, nga Vlora iu afrua portit të Barit. Një imazh, i cili ka bërë histori, tashmë ka bërë xhiron rreth botës falë fiksimit të tij përmes aparatit fotografik të një fotoreporteri italian, Luca Turi, njofton NOA.
Tashmë, pas plot 20 vitesh, ai ka patur dëshirën që t’i ekspozojë ato imazhe të rralla fytyrash me lot, buzëqeshje, gëzim dhe shpresë shqiptarësh të cilët ikën nga Shqipëria 20 vjet më parë.
Bëhet fjalë për një ekspozitë të veçantë të hapur në Bari të Italisë, e cila ka hedhur dritë mbi imazhet e 20.000 emigrantëve që vinin nga bregdeti shqiptar i Vlorës, drejt atij italian të Barit, me anije mallrash, duke arritur në orën 10:30 më 8 gusht 1991.
Gjithçka u zhvillua nën kujdesin e Komitetit të Kulturës së Komunës së Barit dhe u ekspozua në hollin e teatrit “Petruzzelli”. Ishin plot pesëdhjetë panele në ngjyra dhe bardhë e zi, që të gjitha me sloganin “Të mos harrojmë”, në përkujtim të eksodit shqiptar të para 20 viteve drejt brigjeve italiane. ”Të mos harrojmë, – tha kryetari i bordit Philip Melchior – se atëherë pati edhe shumë viktima”.
E-Diaspora
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut Pritet numër i lartë i pjesëmarrësve sonte në Alba Festival. ...
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€