Uncategorized
Ngriten tensionet para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Tifozët “Kuq e Zi” e quajnë tradhti kombëtare futjen në stadium apo gjuajtjen e gjësendeve në fushë gjatë ndeshjes. Tifozët serb kanë lënë slogane nëpër Tiranë

Tri javë para ndeshjes eliminatore për Franca 2016, ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, kanë nisur të shfaqen tensionet ndërmjet grupeve. Qysh tani janë shitur të gjitha biletat, ndërsa grupi më i madh i tifozëve shqiptarë, “Tifozët Kuq e Zi” e quajnë tradhti futjen në stadium apo gjuajtjen e gjësendeve në fushë gjatë ndeshjes.
Në anën tjetër, janë shfaqur disa slogane të tifozëve serbe, të vendosur në sheshet e Tiranës, duke treguar se ata do të jenë aty në ndeshjen e 8 tetorit “për sherr” në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan.
Fotoja e vendosur në tabelat e Tiranës është nga grupi i tifozëve serbë Grobari të Partizanit. Këta tifozë, ishin të pranishëm në ndeshjen e 14 tetorit të luajtur në Beograd një vit më parë në kryeqytetin serb, ndërsa mbajnë raporte të mira me PAOK në Greqi dhe CSKA e Moskës në Rusi.
Ndërkaq, tifozët e Kombëtares së Shqipërisë, “Tifozët Kuq e Zi”, tashmë i kanë siguruar biletat nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) për ndeshjen e 8 tetorit ndaj Serbisë. Fillimisht këtij grupi i ishte refuzuar shitja e biletave, por pas reagimit të tyre, u janë dhënë disa bileta, por jo për të gjitha tifozët.
Ky grup i tifozëve me keqardhje ka njoftuar se nuk do të ketë mundësi t’i pajisë me bileta të gjithë tifozët e interesuar, për shkak se interesimi është jashtëzakonisht i madh, ndërsa numri i biletave është dukshëm më i vogël.
“Është ndeshja më e rëndësishme në rrugën tonë drejt kualifikimit për “Euro 2016”, së këndejmi futja në stadium apo hedhja e gjësendeve ndaj lojtarëve kundërshtarë do të ishte tradhti kombëtare”, citon “Zëri”kumtesën e “Tifozëve Kuq e Zi”.
Ata u bëjnë thirrje gjithë shqiptarëve që të tregojnë maturi e pjekuri më 8 tetor, sepse çdo veprim jo sportiv i tyre, mund t’i kushtojë me dënim Shqipërisë, e cila sipas tyre, ka nevojë për pikë, e jo për heqje të tyre apo për pezullim nga UEFA.
“Sytë e gjithë UEFA-s dhe FIFA-s do të jenë të drejtuar nga tifozët shqiptarë dhe për incidentin më të vogël Kombëtarja jonë mund të penalizohet me dënime të ashpra deri edhe në heqje pikësh apo edhe eliminim”, theksojnë “Tifozët Kuq e Zi”, të cilët kujtojnë se me eliminim eventual të Shqipërisë, atëherë Serbia hynë në garë për t’u kualifikuar përmes ‘Play-Off-it”.
Kjo lojë, ka mobilizuar skajshmërisht autoritetet shqiptare. Përveç policisë, njësitit special RENEA, do të jenë të pranishëm edhe forcat shqiptare të inteligjencës (SHISH).
Me këtë ndeshje, Tirana zyrtare, siç thuhet, do t’u tregoj të gjitha autoriteteve evropiane se Shqipëria nuk ka asnjë pikë të ngjashme me Serbinë lidhur me ksenofobinë e racizmin, që shfaqen tifozët serbë në ndeshjen e luajtur me 14 tetor 2014 në Beograd.
Veç kontrolleve të rrepta për të shmangur çdo incident të mundshëm, biletat po shiten (janë shitur) me numër të kartave të identitetit apo pasaportës. Asnjë biletë nuk ka dalë nga pikat e shitjeve në Tiranë apo në Elbasan, sepse shitja e tyre po bëhet online.
E-Diaspora
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll! I akuzuari ka thënë se e gjithë ajo që kishte parë në rrugë ishte vetëm "diçka...
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
-
Ansambli “Vatra” rikthehet në Albanifest, një festë në zemër të Winterthur-it
-
Fletëza, 180 karta për të mësuar shqip me fëmijët tuaj në diasporë
Jeta në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë Austria vazhdon të shfaqë shpërndarje shumë të pabarabartë të pasurisë: rreth 400 individë me pasuri neto...
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim