CH-Ballkani
Nga dhjetë qytetet më të ndotura në Evropë, pesë janë nga Ballkani
Me ardhjen e dimrit, qytetet në Ballkanin Perëndimor po ngufaten nga tymi i shkaktuar nga mijëra oxhaqe dhe nga gazrat e makinave të vjetra, shkruan albinfo.ch.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në listën e dhjetë qyteteve më të ndotura në Evropë, pesë janë nga Ballkani, nga të cilat tri janë në Maqedoni: Shkupi, Tetova dhe Manastiri, e ndjekur nga Tuzla (Bosnjë e Hercegovinë) dhe Pljevlja (Mali i Zi), përcjell albinfo.ch.
OBSH paralajmëron se kjo shkakton dëme të mëdha për njerëzit dhe ekonominë. Sipas një studimi nga OBSH në vitin 2016, është llogaritur se në vitin 2010, ndotja e ajrit ishte shkaktari i më shumë se 37 mijë të vdekurve në Ballkanin Perëndimor, i cili ka 23 milionë njerëz, por që asnjëherë nuk janë marrë masë për të luftuar ndotjen.
Ndër shumë ndotës është Sarajeva, një qytet që mbulohet plotësisht me tymë gjatë dimrit.
Problemi i ndotjes së ajrit ndikon në banorët e kryeqytetit. “Pastruesit e ajrit shiten si” hallva”. Njerëzit zbrazin kuletat e tyre për të investuar se si ata mund të paktën në shtëpi të marrin frymë nga ajri i pastër”, tha një tregtar.
Situata në Shkup është “e padurueshme”. Nuk ka pasur kurrë fëmijë kaq shumë të sëmurë që vazhdimisht kolliten. Nga viti në vit numri i pacientëve kronikë është në rritje.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












