Lajme
Detaje nga sulmi në shkollën e Teksasit, SHBA
Një person i armatosur vrau të paktën 19 fëmijë dhe dy të rritur të martën në një sulm në një shkollë fillore në shtetin jugperëndimor të Teksasit, në një nga sulmet masive më vdekjeprurëse në një shkollë në historinë e vendit.
Sulmi u krye në shkollën fillore Robb, në qytetin Uvalde, rreth 135 kilometra në perëndim të San Antonios. Qyteti me 16,000 banorë ndodhet rreth 120 kilometra larg kufirit me Meksikën.
Autoritetet thanë se i armatosuri 18-vjeçar qëlloi fillimisht gjyshen e tij, më pas përplasi një makinë dhe hyri në shkollë, duke qëlluar përpara se të vritej nga forcat e rendit.
Në minutat dhe orët kaotike pas sulmit, përmasat e maskues ishin të paqarta. Një pjesë e viktimave u dërguan në spitalet lokale dhe ishte i vështirë konfirmimi i numrit të të vrarëve dhe të plagosurve.
Motivet e sulmit janë ende të panjohura, ndërsa Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, e identifikoi sulmuesin si Salvador Ramos. Autoritetet besojnë se ai veproi i vetëm.
Presidenti amerikan, Joe Biden, duke iu drejtuar kombit të martën vonë u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave, duke shtruar pyetjen përse sulmet masive janë kaq të zakonshme në vend dhe duke u bërë thirrje ligjvënësve që të mbështesin ligjet për kontrollin e armëve.
“Jam lodhur nga kjo gjë. Duhet të veprojmë“, tha president Biden, i cili mësoi për ngjarjen ndërsa po kthehej nga në udhëtim në Azi.
“Ajo që më godet është se këto lloj sulmesh masive ndodhin rrallë kudo tjetër në botë”, tha presidenti Biden. “Pse? Ata kanë probleme të shëndetit mendor. Ata kanë mosmarrëveshje të brendshme. Ata kanë njerëz të humbur. Por këto lloj të sulmeve masive nuk ndodhin kurrë kaq shpesh sa ndodhin në Amerikë. Pse? Pse vazhdojmë ta lejojmë këtë të ndodhë”?
Sulmi i së martës ishte më vdekjeprurësi në Teksas që nga sulmi i vitit 2012 në shkollën fillore Sandy Hook Elementary në Newtown, Connecticut, që la pas vetes 26 të vrarë, 20 prej tyre nxënës shkolle.
Senatori amerikan, Chris Murphy, u bëri thirrje kolegëve të tij që më në fund të miratojnë legjislacionin që trajton problemin e vazhdueshëm të dhunës me armë në vend.
“Jam këtu në për t’u lutur, që fjalë për fjalë të bie në gjunjë dhe t’i lus kolegët e mi. Gjeni një rrugëdalje. Punoni me ne për të gjetur një mënyrë për të miratuar ligjet që e bëjnë këtë më pak të mundshme”, tha ai pas sulmit të së martës./Reuters
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? Direktiva e re e BE-së për patentën e drejtimit sjell ndryshime të shumta për shoferët, kampistët... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë?














