Maqedonia
Në Shtip s’do të ndërtohet aeroporti kargo
Vlera e përgjithshme me të cilën pritej të ndërtohet aeroporti kap shifrën prej 35 milionë eurove
Në vend të aeroportit kargo në Shtip, koncesioneri i aeroporteve, TAV Maqedoni, për ta mbajtur biznesin do të ketë obligim të ndërtojë kanalizime, ujësjellës, çerdhe, shkolla dhe projekte të ngjashme, që janë në interes të qytetarëve, shprehet për Alsat ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Vlera e përgjithshme me të cilën pritej të ndërtohet aeroporti kap shifrën prej 35 milionë eurosh, por analiza e Qeverisë tregon që nuk ka arsyetim ekonomik në këtë projekt dhe për këtë fondet do të destinohen për qëllime të tjera.
Nga TAV Maqedoni thonë se nuk kanë kurrfarë problemi me ridestinimin e fondeve, obligimi i tyre ka qenë të investojnë në Maqedoni 35 milionë euro. Për ta e rëndësishme është të vazhdojnë të punojnë në vendin tonë. Pushteti tani pret që komunat të dorëzojnë projekte reale deri te Ministria e Ekonomisë, me çka do të aplikonin për një pjesë të fondeve me të cilat do të ndërtohet kanalizimi dhe projektet e tjera.
Koncesioni i TAV Maqedoni është deri në vitin 2030, ndërsa nga Qeveria veçse kanë kërkuar vazhdim të bashkëpunimit. Nga viti 2010, prej kur me të dy aeroportet menaxhon TAV, kanë investuar 120 milionë euro në infrastrukturën e aeroportit, ndërsa për koncesion shtetit i kanë dhënë pothuajse 50 milionë, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










