Maqedonia
Gjuha shqipe, “pengesë” në Këshillin Gjyqësor
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev ditë më parë deklaroi se zbatimi i shqipes në gjyqësor zvarrit dhe pengon procedurat gjyqësore
Anëtarët shqiptarë të Këshillit Gjyqësor distancohen nga deklarata e kryetarit Kire Zdravev se zbatimi i shqipes në gjyqësor zvarrit procedurat.
Sipas tyre, Zdravev ka dhënë mendim personal, i cili në nuk ka bazë në aspektin juridik. Nënkryetari i Këshillit, Milazim Mustafa, thotë se proceset rrezikohen nga moszbatimi i shqipes, shkruan Alsat, përcjell Albinfo.ch.
“Është një deklaratë personale, e cila nuk mban as në aspektin juridik, pasi kur një çështje ngritët në nivel të ligjit ajo është e obligueshme për të gjithë qytetarët. Nëse një dispozitë e ngritur në kuadër të ligjit i cili është publikuar në Gazetën Zyrtare nuk respektohet, atëherë ka pasoja. Ligji për përdorimin e gjuhëve garanton zbatimin e shqipes në procedura gjyqësore në qoftë se edhe vetëm një anëtarë] në atë procedurë është shqiptar, qoftë ai proces-verbalist, dëshmitar ose ekspert. Mosrespektimi i këtyre dispozitave është shkelje dhe rrezikon të gjithë procedurën -deklaroi Milazim Mustafa, nënkryetar i Këshillit Gjyqësor.
Mustafa shton se zbatimi i shqipes ka ngecur si pasojë e neglizhencës nga institucionet gjyqësore dhe ekzekutive, pasoja këto të cilat do t’i vuajë më së shumti pushteti gjyqësor.
“Në kushtet aktuale një gjë e tillë akoma nuk është e mundshme, por është vetëm 1 vit prej kohës kur ligj është fuqizuar. Deri tani as gjykatat por edhe shumë organe tjera nuk kanë ndërmarr hapa për zbatimin e ligjit. Ka një mungesë të vullnetit për zbatimin e këtij ligji dhe për këtë pasojat do t’i vuaj vet pushteti gjyqësor – tha Milazim Mustafa, nënkryetar i Këshillit Gjyqësor.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, ditë më parë deklaroi se zbatimi i shqipes në gjyqësor zvarrit dhe pengon procedurat gjyqësore. Sipas tij, për zbatimin e Ligjit të Gjuhëve, duhet ndryshuar dhjetëra ligje të cilët do të rëndonin edhe më tepër punën e gjykatave. Komisioni i Venecias për zbatimin e shqipes në gjyqësor rekomandon pezullimin e dispozitave me qëllim moszvarritjen e proceseve.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë














