Koronavirusi: çast pas çasti
Në Shqipëri 13 raste të reja me Covid-19, të gjitha në Durrës
Në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nga 260 testime për Covid-19 kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë, të gjithë në Qarkun Durrës.
Nga fillimi i epidemisë, 76% e të prekurve tashmë janë të shëruar.
Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dha detajet:
Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.
Janë testuar 260 qytetarë si të dyshuar si të prekur me Covid19 dhe kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë, të gjithë në Qarkun Durrës.
Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë në vatrën e re të Durrësit, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren.
Qytetarët duhet të vazhdojnë të kenë kujdes, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit te kontaktet familjare apo më gjerë.
Deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në gjithë vendin 946 qytetarë. Prej tyre, rreth 76% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 200 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, Kamëz, Berat.
Gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 17 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz











