Koronavirusi: çast pas çasti
Në Maqedoninë e Veriut shkon në 555 numri i të infektuarve me koronavirus

Maqedonia e Veriut ka regjistruar numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus që nga paraqitja e sëmundjes, COVID-19 në këtë shtet.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 72 raste të reja me këtë sëmundje, ndërkohë që dy persona kanë ndërruar jetë, një 56 vjeçar nga Kumanova dhe një tjetër i moshës 63-vjeçare nga Llabunishta e Strugës.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, tani numri i të infektuarve ka arritur në 555 ndërsa i të vdekurve në 18, thuajse të gjithë të moshës mbi 60 vjeç, të cilët kanë vuajtur edhe nga sëmundje tjera kronike.
Gjendja më e rëndë paraqitet në Shkup me 235 të infektuar dhe Kumanova me 114 e cila që nga e premtja është në izolim prej 56 orësh, apo deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri