Koronavirusi: çast pas çasti
Në Itali përfundojnë misionin 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë

Përfundon misionin grupi i parë i 10 mjekëve dhe 20 infermierëve shqiptarë të cilët shërbyen në spitalet e rajonit të Lombardisë në ndihmë të kolegëve të tyre italianë për përballimin e situatës me Covid-19.
Ata do të rikthehen tashmë në Shqipëri pranë familjarëve të tyre.
Para nisjes drejt Shqipërisë ata kanë shkrepur dhe një foto ndërsa në duar mbajnë flamurin shqiptar, atë italian dhe flamurin e rajonit të Lombardisë.
Grupi me 30 mjekë dhe infermierë u nisën drejt Italisë me 28 mars dhe dy ditë më vonë, me 31 mars ata filluan punës.
Në rajonin e Lombardisë aktualisht numri i pacientëve në terapi intesive është 634 dhe 7120 janë të shtruar në struktura spitalore.
Në 24 orët e fundit, në Lombardi u regjistruan 106 viktima dhe 786 raste pozitive me COVID-19.
Aktualisht në Itali ndodhet grupi i dytë i ekipit mjekësor shqiptar, me 60 mjekë dhe infermierë, raporton Oranews, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë...
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026