E-Diaspora
Në Gjenevë, dokumentacioni edhe në shqip
Qyteti i Gjenevës së fundi ka filluar një operacion të gjerë të përkthimit. Në mënyrë që t’i lehtësohet qasja në informacionet komunale publikut të gjerë dhe integrimit të popullatës së huaj, Komuna ofron tashmë dokumentacione të ndryshme në pesë gjuhë: anglisht, portugalisht, spanjisht, shqip dhe arabisht. Këto gjuhë janë në dispozicion të përhershëm në katër pika të informacioneve mbi shërbimet në komunë.
“Qyteti i Gjenevës dëshmon për flukse të migracionit të rëndësishëm, përafërisht 50% të qytetarëve të saj janë me origjinë të huaj dhe 10% të popullatës ripërtrihet çdo vit. Prandaj, është e rëndësishme që të vihen në dispozicion kushte të mira të mikpritjes për ta lehtësuar integrimin e këtyre personave”, ka nënvizuar kryetari Esther Alder, të martën pasdite para gazetarëve. Gjuha nuk duhet të jetë ndalesë për t’u qasur në shërbimet publike.
Në mënyrë që të përcaktohet se cilat informata duhet të përkthehen me prioritet dhe në cilën gjuhë, administrata komunale e ka kryer një sondazh më 2014 te grupe të caktuara të popullsisë së huaj. Rezultatet e studimit kanë lejuar një caktim të një sërë dokumentesh që përfshijnë zyrën e informimit, deri në kategorizimin e mbeturinave si dhe oraret e bibliotekave komunale dhe të infrastrukturave sportive. Sa i përket pesë gjuhëve në fjalë, ato janë zgjedhur në bazë të tri kritereve: numri i folësve në Gjenevë, përqindja e këtyre personave që nuk flasin frëngjisht si dhe rreziku i tyre për izolim.
Por, a nuk rrezikohet, nëpërmes kësaj oferte, në të kundërtën, integrimi i të ardhurve duke mos mësuar gjuhën frenge? “Jo, siguron Albana Krasniqi, përfaqësuese e grupit të ekspertëve, e cila e ka shoqëruar vendimin e qytetit.
Ndër personat që arrijnë në Gjenevë, disa prej tyre kanë përjetuar vështirësi, situata të ashpra dhe kalojnë në faza posttraumatike. Prandaj, është delikate që t’iu imponohet drejtpërdrejt mësimi i frëngjishtes. Duke i përkthyer këto informata, ne ua transmetojmë rregullat dhe kodet tona të jetesës, gjë e cila e lejon integrimin e tyre”.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









