Integrimi
Në Ditën e Alfabetit hapet edhe një pikë shkollore në Grünau, të Kantonit të Cyrihut!
… Në Ditën e Alfabetit, më 22 Nëntor 2019, nxënësit e shkollës shqipe në Grünau të kantonit të Cyrihut, filluan me mësimin në gjuhën shqipe. Vlen të përmendim se kjo është shkolla e 23- të, e cila është hap në këtë fillim viti shkollor 2019/20, duke e ngritur numrin e nxënësve në 349 nxënës.
Në vazhdën e përpjekjeve për hapjen e sa më shumë Shkollave Shqipe, kësaj radhe do të shkruajmë për shkollën shqipe në Grünau të kantonit të Cyrihut, e cila në Ditën e Alfabetit, më 22 Nëntor 2019, nxënësit filluan me mësimin në gjuhën shqipe. Vlen të përmendim se kjo është shkolla e 23- të, e cila është hap në këtë fillim viti shkollor 2019/20, duke e ngritur numrin e nxënësve në 349 nxënës. Ajo që bie në sy ishte interesimi i madh i prindërve për të filluar fëmijët e tyre mësimin.
Ky angazhim vlen për t`u vlerësuar sepse është një dëshmi e fortë se prindërit shqiptarë janë të interesuar që fëmijëve të tyre, t`ua ruajnë gjuhën e nënës. Dhe kështu, i hedhin poshtë vlerësimet e disa personave se ata (prindërit) nuk janë të interesuar që fëmijët e tyre t`i dërgojnë në shkollë shqipe. Në një atmosferë festive nxënësit e kësaj shkolle së bashku me mësuesen e tyre Nora Macula filluan orën e mësimit me shkronjat e gjuhës shqipe. Buzëqeshja e tyre ishte një dëshmi e fortë se dashuria ndaj gjuhës dhe atdheut nuk shuhet kurrë.
Prandaj, Albini, Ajana, Anisa, Fatimja, Metina, Ezani, Sufjani, Sumeja, Liara, Leoni, Lorena, Yvejsi, Seadi, Ajani, Driloni, Fjolla etj., dëshmuan sot se dashuria e tyre ndaj gjuhës shqipe është diçka e veçantë, dhe ju bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që t`iu bashkëngjiten në ditët ne vijim.
Dhe në këtë përpjekje mësues dhe prindër do të vazhdojmë në hapjen e shkollave të tjera, të cilat po ashtu janë në vazhdën e përpjekjeve tona, që shkolla shqipe të jetë sa më afër fëmijëve shqiptarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë















