Lajme
Në Belgjikë paguhesh nëse heq dorë nga vetura
Bëhet e ditur se tashmë në këtë shtet kanë filluar të ndodhin ndryshime të mëdha në shoqëri dhe shembulli i fundit vjen nga Perëndimi, më saktë nga Belgjika.
Tani për tani, është vetëm Brukseli, ku pronarët e veturave inkurajohen të heqin dorë nga veturat e tyre personale dhe shpërblehen. Si shumë iniciativa të deritanishme, edhe kjo zhvillohet nën kujdesin për ambientin, shkruan “AutoExpress”. Është pjesë e programit “Brussels Air”, i cili tashmë ka ofruar stimuj të ndryshëm për qytetarët që të mos lëvizin me vetura nëpër qytet. Edhe pse kryeqyteti i Belgjikës nuk është i madh, cilësia e ajrit është jashtëzakonisht e dobët, shpesh më e keqe se në kryeqytetet më të mëdha evropiane.
Një pjesë e “meritës” për cilësinë e dobët të ajrit shkon për numrin e veturave në qytet dhe rrethinat e tij. Pra, çdo qytetar që vendos të mos përdorë veturë do të marrë një bonus prej 900 eurosh. Pronarët kanë dy kushte: e para është shitja e veturës dhe e dyta është mbajtja e një veture me kusht që të mos jetë e regjistruar.
Përveç disa parakushteve, të tilla si të paktën dy vjet pronësi e një automjeti të regjistruar më parë, autoritetet krijuan një regjistrim të pronave. Të gjithë ata me të ardhura vjetore deri në 37.600 euro do të marrin maksimumi 900 euro, ndërsa ata me të ardhura deri në 75.100 euro, 700 euro. Nëse një person fiton edhe më shumë, shpërblimi është “vetëm” 500 euro. Autoritetet e qytetit shpresojnë se kjo nismë do të zvogëlojë numrin e veturave në rrugë, por gjithashtu do të inkurajojë njerëzit të përdorin transportin publik më të organizuar, si dhe shërbime më të organizuara të lëvizjes, qofshin ato biçikleta apo vetura elektrike.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? Direktiva e re e BE-së për patentën e drejtimit sjell ndryshime të shumta për shoferët, kampistët... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë?













