Lajme
Ndryshime të reja në shtetësinë italiane: Çfarë duhet të dini?

Qeveria italiane ka miratuar një ligj të ri që kufizon ndjeshëm mundësinë për të përfituar shtetësi përmes prejardhjes italiane, ndërsa vendi po përgatitet për një referendum që mund të lehtësojë procedurën për marrjen e shtetësisë përmes qëndrimit të ligjshëm.
Ligji i ri, i miratuar me dekret urgjent nga qeveria e kryeministres Giorgia Meloni, kërkon që fëmijët e lindur jashtë Italisë të kenë prindër ose gjyshër me vetëm shtetësi italiane për të qenë të drejtë për shtetësi. Personat me shtetësi të dyfishtë nuk mund ta transmetojnë shtetësinë italiane, përveç rasteve kur heqin dorë nga kombësia tjetër.
Ka gjithashtu përjashtime për prindërit që kanë jetuar të paktën dy vite në Itali pas marrjes së shtetësisë dhe para lindjes së fëmijës, si dhe për personat që e kanë marrë shtetësinë sipas ligjit të vjetër. Këta të fundit mund ta transmetojnë shtetësinë te fëmijët nën 18 vjeç, nëse paraqesin kërkesë deri më 31 maj 2026.
Ligji gjithashtu u jep mundësi ish-shtetasve italianë, që e kanë humbur nënshtetësinë për shkak të natyralizimit në vende të tjera para vitit 1992, ta rikthejnë atë midis 1 korrikut 2025 dhe 31 dhjetorit 2027, duke paguar një tarifë prej 250 eurosh.
Ndërkohë, më 8 dhe 9 qershor, qytetarët italianë do të votojnë në një referendum për të vendosur nëse periudha e nevojshme për të aplikuar për shtetësi përmes qëndrimit të ligjshëm duhet të ulet nga 10 në 5 vjet. Qeveria aktuale e djathtë është kundër kësaj mase dhe ka bërë thirrje për bojkot, por opozita shpreson në një pjesëmarrje të lartë për ta bërë referendumin të vlefshëm.
Nëse miratohet, reforma do të përfitonte veçanërisht të huajt që jetojnë prej kohësh në Itali dhe të rinjtë e lindur në vend nga prindër joitalianë.
E-Diaspora
-
Kreuzlingeni me shumë hendbollistë shqiptarë largohet nga Superliga zvicerane Ky klub zyrtarisht është larguar nga Superliga dhe kishte tetë hendbollistë shqiptarë ...
-
Universiteti i Prishtinës: Thirrje e hapur për diasporën ekselente akademike
-
Kuvendi Shqiptar organizon një debat dhe një ligjëratë mbi dy tema të ndryshme e të pavarura nga njëra-tjetra
-
Prishtinë: Ermonela Jaho do të ngjitet në skenë si soliste, bashkë me Filharmonin e Kosovës
-
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin: Një festë e artit dhe identitetit në zemër të Gjermanisë
Jeta në Austri
-
Austria ndalon martesat nën moshën 18 vjeç dhe ato mes kushërinjve Qeveria federale austriake ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në drejtim të mbrojtjes së të miturve...
-
Në cilat linja metroje dhe autobusi në Vjenë mund të prisni vonesat më të mëdha?
-
Austria shënon rritje të ekstremizmit dhe dhunës
-
21-vjeçari shqiptar humb jetën nga aksidenti në Austri
-
MESH, agjencia e teknologjisë digjitale që po bën dallimin në Austri dhe Kosovë