Kuriozitete

Ndodh edhe kjo: Autobusi hyn në stacionin e trenit

Një ngjarje interesante ka ndodhur në qytetin e Hamburgut, ku një autobus, ka përfunduar në stacionin e trenit, në një pozitë aspak të zakonshme

Në qytetin e Hamburgut ka ndodhur një ngjarje interesante, ku një autobus përfundoi në stacionin e trenit, Bergedorf.

Mediat gjermane kanë raportuar për rastin, por ende nuk dihet se si përfundoi një autobus në stacionin e trenit, përcjell albinfo.ch.

Nga kjo ngjarje interesante, fatmirësisht nuk kishte shumë të lënduar.

Një kalimtar dhe shoferi janë lënduar lehtë nga kjo ngjarje.

Puna e shpëtimit ishte e vështirë dhe vazhdoi deri në mbrëmje.