Lajme

Musa Kamenica në seancën e parë si Kryetar i Kuvendit të Qytetit të Lozanës

Për herë të parë në historinë e saj, legjislativi i qytetit udhëhiqet nga një shqiptar me prejardhje nga Kosova

Dita e martë, 26 gusht 2025, shënoi një moment të veçantë për komunitetin shqiptar në Zvicër. Në një atmosferë solemne dhe përfaqësuese, Musa Kamenica, Kryetar i Kuvendit Komunal të qytetit të Lozanës, zhvilloi seancën e tij të parë.

Lozana, kryeqyteti i kantonit Vaud dhe një nga qytetet më të rëndësishme politike dhe administrative të Zvicrës, numëron mbi 150 mijë banorë. Për herë të parë në historinë e saj, legjislativi i qytetit udhëhiqet nga një shqiptar me prejardhje nga Kosova.

Pas seancës u organizua një pritje festive në sallën e Operas së Lozanës, me mbi 300 të ftuar, në mesin e tyre personalitete nga politika dhe administrata zvicerane në nivel federal, kantonal e komunal, Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Mentor Latifi, përfaqësues të shoqatave shqiptare dhe zvicerane, si dhe figura të njohura të komunitetit.

Në këtë mbrëmje festive u thanë fjalë të ngrohta dhe vlerësuese për Musa Kamenicën nga personalitete të shumta: zonja Sarah Neumann, kryetare e Partisë Socialiste të Lozanës; zonja Anouk Saugy nga Partia Radikale e Lozanës; këshilltari nacional Benoît Gaillard; ish-kryetari i deritanishëm i Kuvendit komunal të Lozanës, z. Eric Bettens, dhe kryetari i qeverisë komunale, z. Grégoire Junod.

Ata e përshkruan Kamenicën si një politikan të përkushtuar, të afërt me komunitetin dhe të rrënjosur thellë në jetën publike të Lozanës e kantonit Vaud.

Kryetari i qeverisë komunale, Grégoire Junod

Junod theksoi gjithashtu se Kamenica, përveç angazhimit të tij shembullor në politikën zvicerane, kurrë nuk ka mohuar prejardhjen e tij shqiptare. Ai përmendi edhe vizitat e përbashkëta në Kosovë për projekte bashkëpunimi ndërinstitucional.

Në fjalimin e tij përmbyllës, Musa Kamenica ndau me të pranishmit sfidat e rrugëtimit të tij – nga një azilkërkues 18-vjeçar në Zvicër, në përfundimin e studimeve universitare dhe më pas në ngjitjen graduale në politikën lokale. Ai falënderoi komunitetin shqiptar dhe komunitetet tjera për mbështetjen, dhe theksoi rëndësinë e unitetit përballë diskurseve përçarëse në shoqëri. Në fund, prezantoi objektivat kryesore të mandatit të tij si kryetar i Kuvendit Komunal.

Mbrëmja u shoqërua me tingujt e muzikës jazz shqiptare dhe ndërkombëtare nga albinfo.chnë një skenografi të denjë për madhështinë e momentit.

Sarah Neumann, kryetare e Partisë Socialiste të Lozanës
Anouk Saugy, këshilltare komunale nga Partia Radikale e Lozanës
Ish-kryetari i Kunvendit komunal të Lozanës, Eric Bettens
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
Erida Bega, Julien Boss dhe Krenar Arifi

Lexoni po ashtu:

Nga refugjat politik – Kryetar i Këshillit Bashkiak të Lozanës: Historia frymëzuese e Musa Kamenicës