Lajme
Nga refugjat politik – Kryetar i Këshillit Bashkiak të Lozanës: Historia frymëzuese e Musa Kamenicës
Musa Kamenica, i ardhur nga Kosova në Zvicër në moshën 18-vjeçare, sot mban titullin e qytetarit të parë të Lozanës. Pas diplomimit në Shkencat Politike në Universitetin e Lozanës (UNIL) dhe zgjedhjes si anëtar i këshillit komunal në vitin 2016, ai ka marrë detyrën e Kryetarit të Këshillit Bashkiak të qytetit që nga 1 korriku.
“Për mua ka një rëndësi të madhe simbolike,” thotë Kamenica për Lausanne Cités. “Është një shenjë njohjeje për angazhimin tim në shoqërinë e Lozanës, por edhe një dëshmi për hapjen dhe kapacitetin e integrimit që ka ky qytet”.
Musa kujton sfidat e para si refugjat politik dhe thotë se edhe pse nuk i pëlqen të flasë për veten, ndjen krenari për arritjen e tij. “Ky është kulmi i një procesi të gjatë integrimi dhe angazhimi në shoqëri”.
Për prindërit e tij, që jetojnë ende në Lozanë, kjo është një arritje që ka vlerë të veçantë. “Të largohesh nga vendi yt dhe të nisësh nga e para është një hap i madh në të panjohurën”. Sot, për ta, fakti që djali i tyre është bërë qytetari i parë i qytetit, është jo vetëm burim krenarie, por edhe një mënyrë për të legjitimuar atë vendim të vështirë që morën dikur.
Neutralitet dhe përfaqësim dinjitoz
I pyetur për detyrën e re, Kamenica thekson se qëllimi i tij kryesor është të qëndrojë sa më neutral. “Viti zgjedhor do të jetë i ngarkuar dhe grupet politike do të kërkojnë dukshmëri. Detyra ime është të garantoj funksionimin normal të seancave, duke respektuar kornizën demokratike dhe vlerat njerëzore.”
Ai shton se do të angazhohet që asnjë anëtar i këshillit dhe asnjë komunitet i qytetit të mos ndjehet i margjinalizuar. Për më tepër, do të përfaqësojë qytetin në mënyrë dinjitoze në ngjarje të ndryshme zyrtare, transmeton albinfo.ch.
Qasje më afër komunitetit
Në planet e tij është edhe forcimi i bashkëpunimit me Këshillin e Madh të Kantonit (Parlamentin) dhe afrimi i mëtejshëm i këshillit komunal me qytetarët. “Dua që këshilli të jetë më pranë lagjeve dhe komuniteteve të huaja,” thekson ai.
Një hap drejt së ardhmes politike?
A do të jetë kjo një trampolinë për një karrierë më të lartë politike? Kamenica nuk e përjashton mundësinë: “Në politikë nuk duhet të thuash kurrë ‘kurrë’. Askush nuk do ta kishte imagjinuar që do të bëhesha qytetari i parë i Lozanës. Tani për tani, fokusi im është të kem një mandat të suksesshëm si kryetar i këshillit”.
Të ngjashme

Musa Kamenica zgjidhet sërish asamblist komunal në Lozanë
- Musa Kamenica: “Komuniteti shqiptar në Lozanë është aktor dhe jo spektator”
- 20 vjet në shërbim të së mirës
- 30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
- 9 vjet pavarësi: Ëndrrat e diasporës dhe realiteti
- Elektorati i “përgjumur”, Parlamenti i kantonit Vaud mbetet pa deputetë shqiptarë
- Festë e madhe në Crissier të kantonit Vaud për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
- Fundjava e kulturës shqiptare në Lozanë
- Kryetari i Ferizajt, takim i hapur me bashkatdhtarët
- Kryetari i Qeverisë së Kantonit Vaud takohet me komunitetin shqiptar
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta















