Kosova
Mogherini kërkon heqjen e taksës që të nisë dialogu

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, gjatë ditës së sotme nga Brukseli ka thënë se pa u hequr taksa ndaj Serbisë, nuk do të ketë kushte që të vazhdojë dialogu në mënyrë të suksesshme.
Ajo shtoi se nëse heqet taksa, ajo do të thërrasë në një takim të menjëhershëm presidentin kosovar, Hashim Thaçi dhe atë serb, Aleksanda Vuçiq.
“Derisa të ndodhë kjo, unë nuk shoh se ka kushte për një rund të suksesshëm dialogu. Në momentin që përmbushen kushtet, jo vetëm që jam në dispozicion të nisim dialogun qysh në mëngjes, por edhe të mbyllemi për sado që duhet, një javë, një muaj apo tre muaj”, tha Mogherini.
Mogherini pas takimit me ministrat e BE-së tha edhe se kushti bazik për të vazhduar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është që kosova të heqë taksën e vendosur në muajin nëntor të vitit të kaluar, shkruan albinfo.ch.
Në anën tjetër, Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, vazhdimisht ka deklaruar se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet përveç në rast se Serbia do ta njohë Kosovën.
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” "Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, po bëhet gjithnjë e më konservator. Në...
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
-
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
-
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë