Kultura
Mirënjohja e hebrenjve
Dardan Islami: filimi "Shpëtimi në Shqipëri" ka për qëllim që ta paraqesë mirënjohjen nga perspektiva e hebrenjve të mbijetuar
“Numri i hebrenjve pas luftës në Shqipëri, ishte disa herë më i madh se ai i para luftës”. Me këtë pohim e nisi ambasadori i Shqipërisë në Bernë, Mehmet Elezi fjalën e tij me rastin e shfaqjes në Bernë të filmit dokumentar “Shpëtimi në Shqipëri”, që bën fjalë pikërisht për këtë fenomen unik në historinë e hebrenjve.
Më tutje z. Elezi ka thënë se “ka dokumente që dëshmojnë se Albert Einstein kishte shpëtuar falë pasaportës shqiptare. Megjithatë kjo është një çështje që duhet të hulumtohet më tej. Ndërkaq, në qendër të filmit është humanizmi shqiptarëve i treguar në mbrojtjen e të gjithë qifutëve. Asnjë prej tyre nuk iu dorëzua nazistëve”.
© albinfo.ch
Ndërsa ambasadori i Kosovës, Naim Malaj tha se shqiptarët si popull i vogël kanë të drejtë të jenë krenarë për atë që kanë bërë duke mbrojtur hebrenjtë. “Popuj të tjerë nuk e kanë bërë këtë për arsye të ndryshme”, ka thënë Malaj. Ai në vazhdim ka lavdëruar autorët e filmit për punën e shkëlqyer që e kanë bërë për të shpalosur këtë faqe të ndritshme të historisë sonë.
“Një meritë e veçantë u takon realizuesve të këtij filmi të cilët kanë hulumtuar arkivat dhe paraqiten para opinionit me një mesazh tjetër të shqiptarëve, me mesazhin e sakrificës së tyre për të shpëtuar hebrenjtë, ka thënë Malaj.
Përgjatë rreth 30 minutave sa zgjat filmi “Shpëtimi në Shqipëri”, në ekran parakalojnë një numër njerëzish që kishin shpëtuar nga holokausti, falë faktit se “në kohën e duhur” ishin strehuar në Shqipëri. Autorët e filmit, mbështetur në një faktografi të pasur jetësore, kanë mbindërtuar rrëfimin për mirënjohjen e hebrenjve për shpëtimtarët e tyre shqiptarë.
“Po t`i pyesje atëbotë shqiptarët se përse e vinin veten në rrezik për të na shpëtuar ne, ata nuk do të dinin të përgjigjeshin ndryshe: `sepse kjo është gjëja më normale që ne mund të bëjmë`, thotë në film një nga familjarët e të mbijetuarve hebrenj. “Këtë e kanë bërë sepse kjo është në kodin e tyre të besës, ku miku çmohet si i shenjtë”, thuhet më tutje në film.
© albinfo.ch Dardan Islami
Dardan Islami, është njëri nga realizuesit e filmit që u shfaq të martën mbrëma në Bernë para një publiku ku bënin pjesë edhe diplomatë të akredituar në Zvicër. Ai thotë për albinfo.ch se për këtë film kanë marrë qëllimisht vetëm deklarimet e palës hebreje.
“Është në traditën shqiptare që kur e bëjmë një të mirë nuk duam ta përmendim atë”. Kjo ka qenë ideja që ka udhëhequr krijuesit e filmit “Shpëtimi në Shqipëri”, kur kanë vendosur të mos intervistonin shqiptarët shpëtimtarë të hebrenjve.
“Qëllimi ka qenë që t`ua lëmë të mbijetuarve që të vlerësojnë vetë këtë vepër humane, pra mirënjohjen ta nxjerrim nga perspektiva e atyre dhe jo nga ajo e shpëtimtarëve”, shton Islami.
“Në Izrael e në SHBA kemi intervistuar hebrenj të shpëtuar nga shqiptarët dhe familjarë të tyre, disa prej të cilëve kishin mbetur të jetonin në Shqipëri pas përfundimit të luftës deri në fillim të viteve 90 e disa ishin shpërngulur menjëherë pas lufte në vendet e përmendura”, thotë ai më tutje.
D. Islami thekson se burimet për këtë film ekipi i ka siguruar nga arkivi shqiptar, televizioni shqiptar, nga filma italianë të kohës etj. “Por materialet kryesore të shfrytëzuara këtu janë kujtimet e diplomatit Hermann Bernstein, i cili ka qenë ambasador i SHBA-së në rajon në vitet e 30-a. Nga këto kujtime u bë edhe libri “Shpëtimi në Shqipëri” i botuar në vitin 1997 me autor Harvey Sanner”.
Në vazhdim, bashkautori i filmit me të njëjtin emër shpjegon se nga viti 1991, pas hapjes së Shqipërisë titulli “Fisnikët e popujve” iu dha 63 familjeve shqiptare. Emrat e tyre janë shkruar në “Yad Vashem”, muzeun e hoolokaustit, në Jerusalem.
Mbështetje gjatë realizimit të filmit, Islami thotë të kenë pasur nga zyra e kryemninistrit të Kosovës, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe ajo në Tiranë, pastaj nga PTK, “Eurokoha” etj.
Ndërsa për sjelljen e filmit dhe autorit të tij në Zvicër ai falënderon Ambasadën e Kosovës në Bernë.
© albinfo.ch
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











