Bota
Ministria serbe e Mbrojtjes boton librin e kriminelit të luftës
Ministria serbe e Mbrojtjes ka botuar një libër nga ish-shefi i shtabit i Ushtrisë Jugosllave, Nebojsa Pavkoviç, i cili aktualisht po vuan dënimin me burg për krime lufte në Kosovë.
Medija Centar Odbrana, një shtëpi botuese që është pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes e Serbisë, ka publikuar librin e Nebojsa Pavkoviç për fushatën ushtarake të NATO-s kundër forcave të Beogradit në Kosovë në vitin 1999, njoftoi të mërkurën gazeta serbe Blic, shkruan BI, përcjell albinfo.ch.
Ish-gjenerali, i cili po vuan dënimin me 22 vjet burg në Finlandë pas dënimit të tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në vitin 2009 shkroi një ditar me katër vëllime me titull: “Batalioni i Tretë në ‘Përqafimin e Mëshirshëm të Engjëllit për 78 ditë’, raportoi Blic.
Pavkoviç ishte komandanti i Batalionit të Tretë të Ushtrisë Jugosllave gjatë luftës së Kosovës. “Engjëll i Mëshirshëm” është emri ironik që zyrtarët serbë dhe mediat i dhanë operacionit të NATO-s, i cili zgjati 78 ditë dhe kishte për qëllim t’i jepte fund goditjes së Beogradit ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Libri u promovua në Panairin e Librit në Beograd. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ditari i Pavkoviçit është pjesë e një serie librash që lidhen me kujtimet e ish-pjesëmarrësve të luftës së vitit 1999.
“Ish-shefi i Shtabit vuri në dukje heroizmin e mbrojtësve të atdheut gjatë agresionit të NATO-s, por edhe momentet kontestuese gjatë konfliktit të vitit 1999, siç janë mosmarrëveshjet me Ministrinë e Brendshme, dezertimet dhe detajet e tjera të panjohura të kohës”, tha ministria në faqen e saj.
Sipas ministrisë, libri gjithashtu lavdëron kolegët e kohës së luftës të gjeneralit, siç janë gjenerali Vladimir Lazareviç, i cili u dënua së bashku me Pavkoviçin dhe u prit si hero nga qeveria serbe kur doli nga burgu në vitin 2015.
Në vitin 2017, Lazareviç u ftua nga Ministria e Mbrojtjes të mbante një leksion në Akademinë Ushtarake Serbe, gjë e cila u dënua nga Bashkimi Europian.
Autoritetet serbe kanë mirëpritur kriminelë të tjerë të liruar të luftës dhe i kanë ndihmuar ata të bëhen pjesëmarrës aktivë në jetën publike dhe politike, shkruan BI, përcjell Albinfo.ch.
Ish-oficeri i Ushtrisë Jugosllave Veselin Sljivançanin, i cili kreu në burg për krime lufte lidhur me luftimet rreth Vukovarit në Kroaci, është një mysafir i shpeshtë në eventet e mbajtura nga Partia Progresive e presidentit Aleksandër Vuçiç.
Një tjetër krimineli të dënuar lufte, ish zv.kryeministrit Nikola Sainoviç, iu dha një post zyrtar në Partinë Socialiste, e cila është partneri kryesor i koalicionit të Progresistëve.
Organizatorët e Panairit të Librit të Beogradit të sponsorizuar nga shteti, gjithashtu i dhanë një stendë “Serbisë së madhe”, shtëpia botuese e kriminelit të dënuar të luftës, kreut të Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Shesheli.
Faqja serbe e internetit Mondo njoftoi të mërkurën se disa fëmijë shkollash fillore dhe të mesme vizituan stendën e Sheshelit duke i kërkuar autografe dhe duke bërë fotografi.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












