Kosova
Minatorët e Trepçës në grevë, kërkojnë përmbushjen e kërkesave

Punëtorët e minierës së Trepçës kanë hyrë i në grevë sot.
Ndërrimi i parë i këtyre punëtorëve nuk ka hyrë sot në minierë të punojë, po ashtu edhe ndërrimi i dytë e mbështet ndërrimin e parë, kështu duke vazhduar grevën.
Arsyet e grevës janë pakënaqësitë ndaj institucioneve shtetërore të cilat sipas tyre nuk u përmbushën kërkesat e tyre.
Antari i kryesisë së Sindikatës së Trepçes, Isuf Peci, ka thënë për klankosova.tv se greva ka filluar sot dhe do të vazhdojë deri nesër, përcjell albinfo.ch
“ Kërkesa jonë e parë është rritja e pagave deri 20 përqind, kërkesa tjetër e jona është se pse bordi asnjëherë nuk është takuar me ne, kërkesë tjetër e jona është se pse për Vitin e Ri nuk nau kanë dhënë 100 euro dhe një dhuratë si herëve tjera”, deklaroi Peci.
Po ashtu arsye tjera të kësaj greve janë edhe plotësimi i kërkesave të grevës së pezulluar para disa muajve, ndërsa pyetja tjetër e tyre është se: Si po bëhet pranimi i punëtorëve pa konkurs?
Nesër do të mbahet edhe një takim ku do të flitet për hapat e mëtutjeshëm se çfarë do të ndodh tha Peci.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz