Sport

Mesazhi i Shaqirit

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri ka konfirmuar edhe zyrtarisht se është gati për ndeshjen ndaj Liverpoolit, që zhvillohet sot. Ai në rrjetin e tij social ka shkruar se është gati për ndeshjen ndaj Liverpoolit, shkruan albinfo.ch.

Shaqiri ka shkruar mesazhin në gjuhën angleze, shqipe dhe gjermane. Ai rikthehet pas një lëndimi që e mbajti jashtë fushës për një kohë, ku mungoi për skuadrën e tij Stoke City dhe Përfaqësuesen e Zvicrës.