Kosova

Mërgimtarët mirëpresin linjën e autobusit Prishtinë-APN

Mërgimtarët që të mërkurën erdhën në Kosovë e kanë mirëpritur nisjen e qarkullimit të autobusëve nga kryeqyteti i Prishtinës për në aeroport.

Kjo linjë është lëshuar 20 vjet pas luftës dhe pas shumë premtimeve, transmeton albinfo.ch. Agim Feta që erdhi nga Gjermania, ka thënë se megjithëse është e vonuar, kjo linjë do t’u ndihmojë shumë atyre.

E udhëtari i parë nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë drejt aeroportit ishte Andri Bezrodnyi nga Ukraina. Por kundër kësaj linje janë shprehur taksistët, të cilët thonë se dëmtohen shumë.

Një udhëtim me taksi nga aeroporti deri në  Prishtinë ka kushtuar 20 euro, ndërsa bileta me autobus, i cili prej orës tre të mëngjesit është për çdo orë deri në orën 20 në mbrëmje, është vetëm 3 euro.

Por kjo nuk do të jetë linja e vetme, ngase zyrtarët e Ministrisë së Transportit premtuan edhe linjë të tramvajit. E Komuna e Prishtinë ka paralajmëruar se do të shqyrtojë mundësinë e uljes së çmimit të biletës varësisht gjendjes financiare të “Trafikut Urban”.