Turizëm
Mediat e huaja, të interesuara për shtigjet e Korabit dhe Sharrit
Ky shteg i ri ka shfaqur interes tashmë te shumë media të huaja. Pas “Lonely Planet”, një shkrim promovues për shtigjet malore të Korabit dhe Sharrit, ka shkruar edhe media gjermanofone travelbook.de.
Mbështetje për turizmin malor- ‘High Scardus Trail’ është shtegu më i ri hiking dedikuar eksploruesve të natyrës, që lidh malet në zonat kufitare të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Ai nis nga mali i Sharrit në Maqedoni dhe pasi përshkon 495 km përfundon në Shqipëri, në zonën e Prespës. ‘High Scardus Trail’ është produkt turistik i projektit rajonal “Perspektiva e ardhshme përmes turizmit malor”, i financuar nga Qeveria gjermane dhe i zbatuar nga GIZ me qëllim rritjen e mundësive të punësimit përmes turizmit në rajonin kufitar mes Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Për të përshkuar gjurmën në tërësinë e saj, nevojiten 20 ditë ecje.
Ky është përshkrimi më i shkurtër për shtegun e ri ‘High Scardus Trail’, i cili mban emrin antik të malit Sharr. Zona e pasur me liqene natyrore dhe maja mbi 2700 metra lartësi, përshkron përmes zonës së Dibrës. Shtegu i ri ka shfaqur interes tashmë te shumë media të huaja. Pas “Lonely Planet”, një shkrim promovues për shtigjet malore të Korabit dhe Sharrit ka shkruar edhe media gjermanofone travelbook.de.

“Një ngjitje e re fton të gjithë dashamirët e natyrës, për të eksploruar juglindjen e Europës”, përcjell albinfo.ch shkrimin e travelbook.de. Ngjashëm edhe numri i fundit i Albinfo ishte “Shqipëria përtej bregdetit”, për t’u njohur me anën malore të Shqipërisë.
Europa Juglindore po bëhet gjithmonë e më e dashur, ku natyra e saj nuk të ofron vetëm rërën dhe detin, por edhe malet dhe parqet kombëtare.


Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













