Tematike
Më shumë ndihmë për prindërit e punësuar
Këshilli Federal (KF) do të ndihmojë financiarisht prindërit që punojnë në administratën federale për kujdesin e fëmijëve të tyre gjatë orarit të punës. Prandaj dje u miratua projekti i ri nëpërmjet rishikimit të urdhëresës në lidhje me personelin e Konfederatës.
Portali ch.ch shpjegon arsyen e këtij miratimi, duke theksuar se në të ardhmen stafi në dispozicion në tregun e punës do të pësojë ulje. Kjo ulje sjell një konkurrencë të re në mesin e punëdhënësve sa i përket rekrutimit apo mbajtjes së të punësuarve të kualifikuar. Ndryshimi demografik bën që KF të ndërmarrë masa të tilla për të bërë ofertën e punës më atraktive.
Zv.drejtuesi i Zyrës Federale të Personelit, z. Schmütz, theksoi për albinfo.ch se ky miratim prek afër 17% të prindërve të punësuar në nivelin federal.
A mendoni se kantonet do t’ju pasojnë, duke miratuar projekte të tilla?
Nuk jam në dije nëse kantonet do të pasojnë rrugën e hapur nga KF, por mendoj se kjo ndihmë është më e domosdoshme për banorët e qyteteve të mëdha.
A ka të bëjë me politikat në favor të barazisë së çiftit?
Ky miratim do të mundësojë konsolidimin e karrierës së gruas, sepse dihet ende se në shumicën e rasteve, nëna vendos të përkujdeset për fëmijët, kurse babai të punojë.
Cila është ndihma për bashkëpunëtorët e administratës federale?
Pjesëmarrja financiare për kujdes të fëmijëve të punonjësve gjatë orarit të punës mund të shkojë nga 50 deri në 100 % të shpenzimeve. Niveli i ndihmës do të bëhet në varësi nga të ardhurat familjare. Për shembull, një personi me një rrogë mujore prej 4500 frangave zvicerane do t’i mbulohen 100% e shpenzimeve për përkujdesje të fëmijëve. Me këtë mbështetje KF synon t’ua lehtësojë përditshmërinë e jetës familjare dhe profesionale punonjësve në fjalë.
Flitet po ashtu për një fenomen të ardhshëm, i cili parasheh një zbritje të ofertës së personelit të kualifikuar?
KF ka gjithashtu për qëllim të inkurajojë prindërit që të vazhdojnë punën e tyre, në veçanti ata që kanë kualifikime të larta. KF ka pranuar faktin se cilësia e punës nuk mund të ndahet nga cilësia e jetës familjare, prandaj, përfundoi Z. Schmütz, projekte të tilla do të zhvillohen gjithnjë e më tepër.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











