Shkurt.ch
Me pranga elektronike do të vëzhgohen agresivët
Qeveria zvicerane do të aplikojë pranga elektronike të këmbës, për të vëzhguar bashkëshortët agresivë

Tragjedia e dyfishtë në Pfaffikon të Zvicrës, ka dëshmuar se aplikimi i masave preventive në vitin 2007 kundër dhunës ndaj grave në familje, nga bashkëshortët e tyre, është shumë i kufizuar dhe nuk mund t`i sigurojë ato tërësisht.
Kështu p.sh. edhe përpos ndalesës së kosovarit 59-vjeçar, për kontakt dhe prani në afërsi të vendbanimit të bashkëshortes, ai ka mundur pa kurrfarë problemi t`i afrohet bashkëshortes dhe ta vrasë.
Për fat të keq, policia është e pafuqishme në zbatimin e këtyre ndalesave. «Ne nuk kemi kapacitet që të kontrollojmë ndalesat për prani në afërsi dhe ato të kontaktit», ka deklaruar Marcel Strebel, zëdhnës nga Policia kantonale e Cyrihut.
Po që se autori nuk u përmbahet ndalesave, atëherë policia intervenon, po që se lajmërohet nga gruaja apo të afërmit e saj. Që nga viti 2004, dhuna në familje është një delikt zyrtar, ndërsa që nga viti 2007 ekziston një normë mbrojtëse nga dhuna.
Kështu pra, viktimat nga kjo dhunë, apo policia, mund të zbatojnë një ndalesë të pranisë në afërsi apo të kontaktit për një person. Gjatë shqiptimit të ndalesës, autori duhet të largohet nga banesa e përbashkët për 14 ditë me radhë.
Edhe ndalesa e pranisë në afërsi, apo rajon të caktuar, si shkollë, vendbanim apo vendi i punës, mund të zbatohet me ndihmën e policisë dhe për autorin zgjatë 14 ditë.
Po që se gruaja ndjehet edhe mëtutje e rrezikuar, në afat prej tetë ditësh mund të kërkojë prolongimin e masave preventive kundër dhunës edhe për tre muaj të tjerë.
Po që se autori nuk u përmbahet këtyre rregullave, në raste urgjente ai mund të arrestohet, apo familja viktimë mund të strehohet në entin për mbrojtje të grave, apo institucion përkatës.
Sipas një statistike të Entit për trajtimin e barabartë të gjinive, çdo e dhjeta grua në Zvicër është viktimë e dhunës në familje. Gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 15.768 kallëzime penale për dhunë në familje. 26 persona ishin vrarë, në 54 raste të tjerë bëhej fjalë për përpjekje për vrasje.
Për të parandaluar përdorimin e dhunës dhe vëzhgimin e meshkujve agresivë, tashmë ekziston një instrument preventiv: pranga elektronike të këmbës, i cili është i bazuar në sistemin GPS. Ky sistem është duke u praktikuar tashmë në Spanjë dhe është duke u dëshmuar si shumë efikas.
Në Qeverinë zvicerane, tashmë janë duke punuar në aplikimin e këtij sistemi në vend, por kjo do të zgjasë edhe disa vite.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€