Bota
Me gjasë dërgohen paketa me bombë drejt Klintonit, Obamës, Shtëpisë së Bardhë dhe CNN
Mjete shpërthyese me postë u janë dërguar familjeve Clinton, Soros dhe Obama, kurse së fundi paralajmërohet se një veprim i tillë është kryer edhe kundrejt Shtëpisë së Bardhe dhe zyrave të CNN, përcjell albinfo.ch.
Shërbimi sekret i SHBA-së ka zbuluar disa mjete të dyshimta të dërguara me postë në adresën e ish-presidentit Barack Obama dhe ish presidentit amerikan, Bill Clinton, shkruan “CNN”, përcjell albinfo.ch.
Këto pako të dyshimta janë zbuluar gjatë një kontrolli rutinë të postës dhe autoritetet po punojnë të zbardhin nëse ka lidhje mes tyre.
Në reagimin e Shtëpisë së Bardhë dënohet “sulmi i dhunshëm kundrejt presidentëve Klinton dhe Obama si dhe figurave tjera publike”. Ky akt është quajtur “terrorist” dhe secili që qëndron pas saj do marrë masën e merituar sipas forcës së ligjit.
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të CNN nga Nju Jorku, u dëgjua alarmi i evakuimit – por dy gazetarët që po jepnin lajmin, mbetën në studio.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













