Lajme

“Po shkoj të vras disa myslimanë”: Arrestohet në Kroaci terroristi i djathtë nga Zvicra

Arrestimi është bërë në Kroaci. Ai kishte përhapur në internet deklarime si si "Unë do të shkatërroj disa salla lutjesh (xhami)" ose "Po shkoj të vras disa muslimanë"

Autoritetet kroate kanë arrestuar të dyshuarin Miran S. në fillim të marsit. Terroristi i dyshuar i krahut të djathtë ka dhënë disa intervista në të kaluarën, ndërsa ndaj tij ishte ngritur fletarrestim.

I dyshuari (Miran S.) ka qenë në arrati që nga tetori 2020, pasi autoritetet zvicerane kishin lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të, transmeton albinfo.ch. Personi i cili në të kaluarën kishte kërcënuar se do të sulmonte xhamitë, tani është në paraburgim në Kroaci.

Krahas dyshimit për nxitje publike të terrorizmit, 20-vjeçari akuzohet edhe për disa delikte që ka kryer duke qëndruar i arratisur në Kroaci, raporton “Tages-Anzeiger”.

Prokurori vendas po heton gjithashtu posedimin, prodhimin dhe blerjen e paligjshme të armëve dhe eksplozivëve, vjedhjet e mëdha dhe delikte lidhur me drogën.

Autoritetet fillimisht kanë kuptuar për qëndrimin e të riut, pasi ai po agjitonte kundër myslimanëve zviceranë në internet dhe po blinte materiale bombash me kilogramë. Prandaj, në dhjetor 2019 ai qe marrë në qendrën e trajtimit (burg) në Uitikon dhe kishte arritur të arratisej në vjeshtën e vitit 2020, transmeton albinfo.ch. Rasti i tij doli në qendër të vëmendjes kur ministrja Karin Keller-Sutter e kishte përmendur vazhdimisht atë si një shembull për atë se  Zvicrës i duhet një ligj i ri kundër terrorizmit.

Po shkoj të vras disa myslimanë”

Miran S. ka bërë një jetë të dyfishtë për një kohë të gjatë: krahas kontakteve me rrethin e tij si praktikant në lëmin e elektroteknikës, ai ka mbajtur kontakte virtuale me miqtë e tij myslimanë, transmeton albinfo.ch. Në këtë mjedis ai ka agjituar kundër myslimanëve në qarqet ekstremiste të djathta, ndërkombëtare, duke shkruar gjëra të tilla si: “Unë do të shkatërroj disa salla lutjesh (xhami)”, “Askush nuk do të më ndaloj derisa kjo të ndodhë” ose “Po shkoj të vras disa myslimanë”.

Në moshën 16-vjeçare, Miran S. përziente dhe konstruktonte vetë eksplozivët dhe bombat tymuese. Ai kishte takuar në YouTube një të ri gjerman , i cili po kërkonte informacion në lidhje me hedhjen në erë të një xhamie. “Mendoj se thjesht po kërkoja dikë që ndan pasionin tim për eksplozivët. Nuk kisha njeri pranë meje që të ishte i interesuar”, kishte thënë S. në një intervistë për “Tages-Anzeiger” në qershor të vitit 2021. Me autorin e komentit, ai po ndërton një grup ekstremist të djathtë në Whatsapp: “Unë mendoj se  kjo është interesante. Mendova, atëherë mund të pretendoj se jam themeluesi i asaj që duhet të them, një grupi “terrorist”.

Autoritetet e sigurisë e kanë konsideruar  20-vjeçarin si terroristin e parë të djathtë në Zvicër. Përveç shërbimit inteligjent zviceran, me rastin e të riut nga Zvicra lindore po merret edhe FBI, përcjell albinfo.ch. Pas arratisjes së tij, ai fillimisht kishte qëndruar i pangacmuar në Kroaci. Sipas autoriteteve kroate, Miran S. kishte qenë në radarin e policisë për një kohë të gjatë kur dha një intervistë për transmetuesin SRF në shkurt 2022.

(Foto: Screenshot nga srf)