Turizëm
Mbi 12 mijë turistë vizitojnë Durrësin për një javë
Më shumë se 12 mijë turistë kanë arritur në Durrës me tragete gjatë javës së parë të muajit korrik, përcjell albinfo.ch.
Siç njofton Autoriteti Portual i Durrësit, edhe 6500 të tjerë i kanë shfrytëzuar tragetet për të lundruar drejt porteve të Italisë.
“Vetëm ditën e diel, tragetet që mbërritën nga Bari dhe Ankona (Itali) janë shfrytëzuar nga 3,376 pasagjerë vendas dhe të huaj me 717 autovetura gjithsej. Nga të dhënat operative të APD-së, mësohet se gjatë fundjavës që kaloi tragetet, kanë kryer edhe dy lundrime jashtë grafikut për të përballuar numrin në rritje të bashkatdhetarëve që vijnë për të kaluar pushimet nga vendet e Europës Perëndimore, ku jetojnë dhe punojnë drejt familjarëve të tyre në vendin tonë, Kosovë dhe Maqedoni”, thuhet në njoftim.
APD po ashtu ka njoftuar se tragetet kanë transportuar gjithashtu rreth 3,600 autovetura dhe 1,900 kamionë dhe trajlerë me mallra eksport-import.
Po ashtu, mësohet se javën e ardhshme disa tragete do të fillojnë të lundrojnë dy herë në 24 orë, që sipas APD-së, pritet ta lehtësojë fluksin e madh të udhëtarëve në stinën e verës.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












