Shkurt.ch
Masa për ndalimin e aksidenteve me biçikleta në Cyrih
541 aksidente kanë ndodhur në qytet në vitin 2018, 73 më shumë se në vitin 2017 dhe 264 nga 2011
Numri i aksidenteve që përfshijnë biçikleta në qytetin e Cyrihut është dyfishuar gjatë tetë viteve, duke bërë që zyrtarët të njoftojnë masat e sigurisë.
541 aksidente kanë ndodhur në qytet në vitin 2018, 73 më shumë se në vitin 2017 dhe 264 nga 2011, sipas shifrave të lëshuara nga departamenti i trafikut të Cyrihut, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, numri i aksidenteve që përfshijnë ‘e-bikes’ vitin e kaluar u rrit në 89, që është 24 më shumë se një vit më parë, shkruan “The Local”.
“Aksidentet e biçikletave dhe pasojat e tyre janë një problem i pazgjidhur në Cyrih”, tha departamenti i trafikut në një deklaratë.
Zyrtarët i atribuuan rritjen e numrit të aksidenteve të biçikletave, në rritjen e popullaritetit të çiklizmit në përgjithësi dhe në faktin që infrastruktura aktuale nuk ishte e dizajnuar për një numër aq të madh të biçikletave, përcjell albinfo.ch.
Cyrihu tani ka në plan të përqendrohet në përmirësimin e sigurisë për çiklistët, duke identifikuar dhe rindërtuar pika të nxehta të aksidenteve në biçikleta dhe duke drejtuar fushata të ndërgjegjësimit publik.
Policia kantonale në Cyrih tha se kishte gjithsej 1,353 aksidente që përfshinin biçikleta ose e-bikes në të gjithë kantonin e Cyrihut në vitin 2018. Një vit më parë ishte 1,267 aksidente. Gjatë verës ndodhin më shumë aksidente.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra













