Tematike
Martesave të dhunshme u shtrëngohet rrethi”
"Ka qenë dita më e keqe në jetën time" thotë kosovarja Elmedina, duke folur për ditën kur babai dhe xhaxhai e kishin detyruar që të martohej me personin që nuk e njihte dhe nuk e donte

Më 1 korrik (dje) ka hyrë në fuqi në Zvicër ligji për martesat me detyrim. Me ligjin e ri, të ashpërsuar, martesa me detyrim nuk trajtohet më vetëm si shtrëngim por si vepër e veçantë penale, për të cilën mund të shqiptohet dënimi deri në 5 vjet burg. Kjo lloj martese trajtohet si delikt që ndiqet në bazë të detyrës zyrtare: autoritetet e zyrave të gjendjes civile që kuptojnë se një martesë është lidhur në mënyrë të dhunshme apo se nusja ose dhëndri po mbahet me detyrim në martesë, kanë për detyrë të ngrenë padi.
Në një artikull lidhur me ligjin e ndryshuar, gazeta “Tages Anzeiger” si ilustrim për martesat e me detyrim merr fatin e vajzës me prejardhje nga Kosova, me emrin e koduar “Elmedina”, si viktimë e një martese të tillë.
“Ka qenë dita më e keqe në jetën time” thotë Elmedina nga titulli i artikullit, duke folur për ditën kur babai dhe xhaxhai e kishin detyruar që të martohej me personin që nuk e njihte dhe nuk e donte.
“Unë nuk e kam dashur këtë martesë”, tregon kosovarja 20 vjeçe, Elmedina. Ajo thotë se gjithë këtë e kishte organizuar xhaxhai i saj, duke ushtruar presion ndaj saj. Njerëzit e dhëndrit nga Kosova i donin vetëm letrat, që i fejuari im të mund të vinte në Zvicër. Në fund xhaxhai im fitoi 100 euro dhe një këmishë. Unë kisha frikë të thosha jo, frikësohesha se nuk mund të kthehesha kurrë më në Zvicër”.
Si rezultat i presionit, Elmedina kishte dhënë nënshkrimin e saj në kërkesën për martesë me burrin e panjohur nga Kosova. Por, sapo ishte kthyernë Zvicër, ajo kishte kërkuar ndihmë te avokatja Yvonne Meyer në Baden, të cilës ia kishte treguar rrëfimin.
Se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri shanset e Elmedinës për tu liruar nga martesa e dhunshme janë rritur, e pohon edhe avokatja e saj. “Më parë, për ta shpallur të pavlefshme martesën e saj do të më duhej të dëshmoja se Elmedina është kërcënuar në Zvicër në mënyrë masive. Ndërsa me ligjin e ri mjafton vetëm të dëshmoj se ajo nuk e ka bërë martesën me dëshirën e saj. Po ashtu edhe dënimi për familjarët e Elmedinës, të cilët ia kishin imponuar martesën, me ligjin e ri është deri në 5 vjet burg me të vjetrin ka qenë deri në 3 vjet., shkruan tages Anzeiger,
Sipas një ankete të kryer nga Enti Federal për Migracion është konstatuar se në vitet 2009-2010, këshillimoret ishin ballafaquar me rreth 1800 raste detyrimi. Vetëm shtëpia e gruas në Cyrih merr 10 deri 15 ankesa në vit.
Ndëra Melanie Martin, nga Qendra Profesionale për barazi në Cyrih thotë se nuk qëndron paragjykimi se martesat me detyrim janë fenomen mysliman. “Problemi nuk është te religjioni. Përcaktuese këtu është struktura patriarkale, që mund të gjendet në shoqëri të ndryshme në gjithë botën”. Sipas saj, kur familjet udhëtojnë verës në atdheun e vjetër, shpeshtohen rastet në këshillimore. “Këto vajza dhe djem bëjnë me dije se nuk u gëzohen pushimeve. Ata frikësohen se do të kthehen në Zvicër të martuar”. Martin prandaj thekson se më të rëndësishme se ndryshimet e ligjit janë masat preventive që duhen marrë. Ajo e përshëndet ligjin e ri por thotë se puna te ligji vjen vetëm kur pjesa më e madhe e të keqes tashme ka ndodhur, atëherë kur të rinjtë ndodhen para ofiqarit për tu kurorëzuar.
Ndërsa udhëheqësi i Zyrës së Gjendjes Civile në Cyrih, dhe kryetar i konferencës së zyrave civile në Zvicër, Rolamd Peterhans thotë se ofiqarët kanë një detyrë të vështirë në këtë kontekst. Ata janë të detyruar që të iniciojnë padi në rast dyshimi të fortë për martesë me detyrim. “Vetëm pse çifti rri i tërhequr para sportelit, kjo ende nuk do të thotë se kemi të bëjmë me martesë të detyruar”, thotë Peterhans.
Udhëheqësi i Zyrës Federale për Çështje Civile Mario Massa let mirë për ligjin. Sipas tij ky shërbim po përmirësohet, duke ofruar ne mënyrë paralele edhe mjete për programe sociale. Por ai thotë se megjithatë, nuk është punë e ofiqarëve të pyesin në këshillimore lidhur me personat që mund të jenë ankuar për rrezikun e martesës me detyrim. Po ashtu sipas tij, “nëse një nuse qan në momentin e kurorëzimit kjo mund të jetë shprehje e emocionimit të saj dhe jo tregues për martesë me dhunë”. Prandaj, sipas tij, zyrtarëve të gjendjes civile u lihet një hapësirë vlerësimi për përcaktimin e çështjes në fjalë.
Me ligjin e ndryshuar, dënohen si martesa me detyrim edhe ato që janë lidhur jashtë vendit, kur konstatohet se janë bërë pa pëlqimin e njërës palë. Ndërsa anulohen automatikisht martesat me detyrim që janë lidhur në mesin e të miturve.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut Ngjarja do të prezantojë një përzgjedhje të pasur veprash nga artistë shqiptarë të frymëzuara nga...
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri