Maqedonia
Maqedonia hap kufijtë. Shqipëria kalon pa test, por jo edhe Kosova
Maqedonia e Veriut do të qëndrojë e mbyllur për fqinjët edhe gjatë muajit gusht, por jo për vendin tonë. Komisioni për sëmundjet infektive ka marrë vendimin duke vlerësuar se situata epidemiologjike në rajon vijon të mbetet shqetësuese.
Kreu i këtij Komisioni, Zharko Karaxhovski bëri të ditur se testi negativ jo më i vjetër se 72 orë do të jetë “vizë hyrëse” në vend për Kosovën, Malin e Zi, Bosnj-Hercegovinën dhe Serbinë.
“Nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë masën, sepse situata aktuale në këto vende është e ngjashme me tonën dhe nëse hapen plotësisht kufijtë do të kemi numër më të madh të të infektuarve. Gjithashtu është e qartë se ka numër të madh të të sëmurëve pothuajse në të gjitha vendet e rajonit”, ka thënë Zharko Karaxhovski, kryetar i Komisionit per Semundje Infektive.
Greqia dhe Bullgaria i kanë mbyllur kufijtë për Maqedoninë e Veriut, sipas rekomandimeve të Zonës Shengen. Rrjedhimisht Shqipëria mbetet destinacioni i vetëm për qarkullim të lirë pa asnjë kushtëzim, përcjellë albinfo.ch
Sektori i turizmit nuk e mirëpriti vendimin. Shoqata e Agjencive Turistike ka deklaruar se 300 agjenci turistike me 5 mijë punëtorë do të mbyllen pasi humbjet llogariten 100 %.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 476 pacientë, ndërsa aktualisht janë më shumë se 4 mijë raste aktive me Covid 19.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











