Maqedonia
Maqedoni: Vazhdojnë pritjet e gjata për pasaporta

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut po vazhdojnë të aplikojnë për ndërrimin e pasaportave, teksa afati i fundit për qarkullim me pasaportën e vjetër është 12 shkurti.
Megjithatë, pritjet janë të gjata dhe nga qytetarët po kërkohet që krahas letërnjoftimeve dhe patent shoferëve, punonjësit policorë të shpërndajnë në shtëpi edhe pasaportat.
“Ky është opsioni më i mirë, por duhej më herët. Edhe pasaportat mund t’i sillnin në shtëpi, edhe ai është dokument. Kur na fotografuan, i dhamë shenjat e gishtërinjve, lirshëm mund të na i sillnin në shtëpi”, tha një qytetar për alsat, përcjell albinfo.ch.
Sa i përket numrit të dokumenteve të ndryshuara, nga Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se nga data 05.07.2021 deri më 16.01.2024 janë shpërndarë 1,050,439 letërnjoftime, 1,211,776 pasaporta dhe 546,741 patentë shoferë. Afati i ndryshimit të dokumenteve personale skadon më 12 shkurt. Pas kësaj date, gjoba nuk do të ketë, por qytetarët me dokumentet e vjetra nuk do të mund të dalin jashtë shtetit.
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?