Maqedonia
Maqedoni: Pesë viktima dhe 164 raste të reja me Covid-19
Shërohen 74 pacientë
Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1612 teste të realizuara, 164 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 59 raste të reja, Kumanovë-12, Dibër-18, Shtip-17, Prilep-1, Tetovë-6, Strugë-6, Manastir-1, Kavadar-2, Gostivar-9, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Shën Nikollë-23, Kërçova-6, Resnje-1.
Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit pesë pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Tre pacientë nga Shkupi, një nga Tetova dhe një pacient nga Resnja. Në spitalin “8 shtatori” jetë kanë ndërruar dy pacientë të moshës 35 dhe 65 vjeçare.Një pacient 70-vjeçar nga Resnja ka ndërruar jetë në Spitalin e Manastirit. Në spitalin e Tetovës është regjistruar një viktimë në moshën 51-vjeçare. Një pacient 77-vjeçar që po trajtonte sëmundjen në shtëpi gjithashtu ka ndërruar jetë.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 74 pacientë të shëruar. Janë regjistruar 42 pacientë të shëruar që vijnë nga Shkupi, Shtip-7, Tetovë-1, Strugë-4, Veles-1, Ohër-6, Kavadar-3, SHën Nikollë-2, Resnje -7, Negotinë-1.
Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 8786 persona me koronavirus, prej të cilëve 4676 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 406 pacientë. Për momentin në vendin tonë ka 3704 raste aktive me Covid-19.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











