Kosova
“Askush s’do të amnistohet nga ndjekja penale në Kosovë”
"Këtë vit Kosova ka vrasje tragjike si pasojë e dhunës në familje. Shpresoj që në konferencat e viteve të ardhshme do të flasim për sukseset e parandalimit të dhunës”, është shprehur ushtruesja e detyrës së ambasadores së SHBA-së në Kosovë, Colleen E. Hyland.
Kështu thotë të paktën Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, madje pavarësisht statusit në shoqëri dhe se askush nuk do të merret në përgjegjësi penale në mënyrë të padrejtë.
Lumezi, me rastin e shënimit të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, ka kërkuar më shumë drejtësi dhe trajtim më të mirë për viktimat e krimit.
“Të gjithë prokurorët do t’i trajtojmë me kujdes të gjitha rastet e viktimave të krimit. Duhet të reagojmë me kohë kur është në pyetje familja. Nga të gjithë që i shërbejnë drejtësisë, t’u shërbejmë viktimave të krimit. Edhe gjykata duhet të reagojë shpejt, sepse reagimet mund të krijojnë mundësi për përsëritjen e krimit”, ka thënë kryeprokurori kosovar.
Sipas Lumezit, pavarësisht kritikave ndaj institucionit të Prokurorit të Shtetit, me punën që po bëhet është duke u fituar besimi i qytetarëve, por edhe i faktorit ndërkombëtar.
Ndërsa, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga prokurorët dhe gjyqtarët që t’i marrin seriozisht përgjegjësit që kanë.
E, ushtruesja e detyrës së ambasadores së SHBA-së, Colleen E. Hyland, tha se SHBA-ja do t’i përkrahë iniciativat për parandalimin e krimit. “Kemi kërkuar që dhuna në familje të trajtohet si kategori prioritare.
Këtë vit Kosova ka vrasje tragjike si pasojë e dhunës në familje. Shpresoj që në konferencat e viteve të ardhshme do të flasim për sukseset e parandalimit të dhunës”, është shprehur Hyland.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











