Turizëm
Lonely Planet përfshin përsëri Shqipërinë, Gjermania e dyta, Kopenhagen e para
Në fund nuk kishte si të mungonte Shqipëria në “Lonely Planet” e cila e ka përfshirë në listën e vendeve që duhen vizituar në kategorinë e vendeve që ofrojnë më shumë për “vlerën më të mirë”.
Këtë vit në krye të listës ishte Kile dhe më pas Korea e Jugut. Kurse për vitin e ardhsëm sipas „Lonely Planet“ Top 1 destinacioni turistik në botë është Shri Lanka kurse në vendin e dytë Gjermania, njofton albinfo.ch.
Si arsye se pse duhet të vizitohet vendi gjerman është 30 vjetori i rënies së Murit të Berlinit dhe mbi të gjitha 100 vjetori i themelimit të lëvizjes estetike Bauhas. Top 10 përmbyllet me Zimbabven, Panamën, Kirgizia, Jordania, Indonezia, Bellorusia, Sao Tomé & Prioncipe dhe Belize.
“Lonely Planet” sjell edhe klasifikimin e 10 qyteteve që nuk duhen humbur vitin e ardhshëm, e mes tyre janë edhe dy qytete ballkanike, Novi Sadi në Serbi dhe Zadari në Kroaci. Qytetet tjera janë Kopenhagen, Shenzhen, Majami në Florida, Kathmandu, Meksiko, Dakar, Seattle dhe Meknès në Maroko.
Në Top 10 rajonet më të mira për t’u vizituar, si i pari te rajonet vendoset vendi italian Turin, Castskills në SHBA, Veriu i Perusë, gjysëm shkretëtira Red Centre në Australi, pyjet dhe ishujt skocezë, ndjekur nga lindja e largët ruse, Gujarati në Indi, provinca kanadeze Manitoba, Normandia në Francë dhe rajoni i verës Elquital në Kile.
Në fund nuk kishte si të mungonte Shqipëria në “Lonely Planet” e cila e ka përfshirë në listën e vendeve që duhen vizituar në kategorinë e vendeve që ofrojnë më shumë për “vlerën më të mirë”.
Në këtë kategori në vendin e parë është Lugina e Nilit Jugor në Egjipt, Todzit në Poloni, Parkun Kombëtar “Great Smoky Mountains” në SHBA, Maldivet, Houstonit në SHBA, Argjentinës dhe Bangladeshit, Shqipëria dhe në fund Ekuadori dhe Sllovenia.
Shqipëria ka qenë kufiri i fundit i Europës për shumë kohë, por me plazhet e saj të mrekullueshme dhe historinë unike është sot një vend që nuk duhet humbur, ku kënaqësia shkon në një linjë me shpenzimet. Shqipëria ka alpet dhe rivierën tërheqëse.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













