Shkurt.ch
“Lojërta e luftës” pa pasoja penale për ushtarakët
Prokuroria, mosmarrjen e masave e ka arsyetuar me mungesë faktesh për ndjekje penale. Bundesveri do të paraqitet me raportin e hetimeve

„Lojërat e luftës”, të realizuara në një kazermë të ushtrisë gjermane, për të cilat u ngrit mjaft pluhur në opinion, do të mbeten pa ndëshkimin e organizatorëve të tyre. Kështu njoftojnë mediet gjermane, duke iu referuar vendimit të një prokurorie për heqje dorë nga ndjekja penale për rastin.
Prokuroria Shtetërore e qytetit Trauenstein mosmarrjen e masave ndëshkuese e ka arsyetuar me mungesë faktesh për ndjekje penale. Ndërsa Bundesveri do të paraqitet sot me raportin e hetimeve mbi rastin.
Siç është shkruar tashmë, në një kazermë në Bad Reichenhall, në kuadër të një “dite me dyer të hapura” ishin improvizuar “lojëra lufte”, në të cilat kanë marrë pjesë edhe fëmijët. Në këto lojëra, ku fëmijët kanë pasur qasje edhe në armë të vërteta, si shembull për demonstrim është marrë Kosova dhe saktësisht Mitrovica.
Përmendja e Mitrovicës në këtë kontekst ka ngjallur më shumë reagime, për faktin se njësia malore e kazermës në Bad Reichenhall trashëgon njësinë e njëjtë e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë e implikuar në krime të bëra pikërisht në Mitrovicë.
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz