Integrimi
Liridon Gashi, i paralizuari që luan hokej
Së bashku me një grup shokësh ai kishte themeluar në Aarau një klub hokeji për persona të hendikepuar. Ka 15 vjet që luan në klubin E-Hockey në Aarau
Liridon Gashi ka 24 vjet dhe që nga lindja vuan nga sëmundja e muskujve Muskeldistrofia e llojit Duchenne. Kjo sëmundje e rëndë që i kap vetëm meshkujt, paraqitet njëherë në 5000 raste. Dhe, skur Liridoni, nga ajo vuan edhe vëllai i tij. Ai i ka praktikisht të pamundshme lëvizjet e trupit nga qafa e poshtë, shkruan aarauer-nachrichten.ch.
Megjithë këtë, Liridoni nuk dorëzohet. Ai luan hokej në një klub hokejistësh me karroca invalidi.
«Muskujt e mi bëhen gjithnjë më të dobët», thotë Liridoni, i cili ka mundur të ecte derisa kishte mbushur 10 vjet, transmeton albinfo.ch. «Por një ditë unë nuk mundja të ecja më», shprehet ai. Që atëherë djaloshi mbetet i varur nga karroca, por, së bashku me familjen ai ia del në mënyrë shumë mbresëlënëse të përballet me jetën e tij të përditshme.
Pasi kishte shikuar një ndeshje të hokejit të personave me aftësi të kufizuara Liridoni, atëbotë 10 vjeçar, kishte vendosur të angazhohej në këtë sport. Së bashku me një grup shokësh ai kishte themeluar në Aarau një klub hokeji për persona të hendikepuar. Ka 15 vjet që luan në klubin E-Hockey në Aarau.
«Do të dëshiroja shumë të luaj për përfaqësuesen e Zvicrës. Por kjo është pak si tepër për mua», e pranon ai.
Ndryshe, Liridoni është shumë aktiv. Ai shikon rregullisht lojërat e tenisit kur garon Federer. Po ashtu është fans i FC Baselit dhe shkon shpesh në kinema, përcjell albinfo.ch. Por atë e nevrikos fakti se në shumë bare në Aarau nuk ka mundësi të ngjitet me karrocën e tij, mungojnë «shkallët» përkatëse.
Dy herë në javë Liridoni angazhohet vullnetarisht me një grup duke punuar me kompjuter sepcial që dirigjohet përmes një pulle që ai e shtyp nga karroca e tij. Njësoj ai e aktivizon edhe celularin e tij, televizorin dhe madje edhe ashensorin në ndërtesën ku banon.
Më tutje, djaloshi me vullnet të fortë, i lindur në Kosovë dhe që mban të dy shtetësitë, ushtron rregullisht fizioterapi. Ai angazhohet edhe politikisht, duke qenë anëtar i SP-së, ndërsa së shpejti fillon një kurs për mësimin e anglishtes. Me gjithë këto angazhime, ai nuk ka mundësi të ushtrojë më shpesh se një herë në javë hokej.
Ai tregon se si luan hokej duke pasur duart dhe këmbët të palëviszshme. «Shumica nga ne nuk mund t`i lëvizin krahët. Për këtë arsye ne përdorim shkopinjt që janë të përforcuar në karrocat tona». Vetë Liridoni luan si portier. «Kjo më sjell kënaqësi të madhe. Hokeji më jep forcë», shprehet ai.
Në shtëpi ai jeton së bashku me nënën, vëllezërit e motrat. «Më nevojitet shumë ndihmë në përditshmërinë time dhe kjo nuk është gjithmonë e thjeshtë». Por megjithatë funksionon mirë, pasi që atë e viziton rregullisht spitex-i në shtëpi, transmeton albinfo.ch gazetën zvicerane. «Për t`u shtrirë në krevat nga karroca, për shembull, unë e kam një ashensor në mbulesë». Në këtë mënyrë ai mund t`i kryejë vetë një numër veprimesh. Sidoqoftë, sëmundja e përcjell në çdo hap. Liridoni thotë: «Por, unë e bëj më të mirën që mundem»,
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriLiridon Gashi
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Ka 15 vjet që luan në klubin E-Hockey në Aarau
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













