Bota
Mashtroi se ishte me aftësi të kufizuara, përfitoi 137 mijë euro
Policia italiane ka arrestuar një 55 vjeçar që kishte arritur që përmes mashtrimit si njeri me aftësi të kufizuara, të përfitonte 137 mijë euro.
Policia deklaroi se mashtrimet e tij kishin filluar që në 2007 kur ai organizoi një aksident rrugor të rremë, së bashku me një bashkëpunëtor.
Në ngjarje është përfshirë dhe një oficer policie i cili i siguroi atij edhe karrigen me rrota, të cilën polici e kish përdorur pas një dëmtimi të marrë gjatë një incidenti me armë.
“Personi në fjalë përdori shumë identitete të rreme gjatë këtyre viteve dhe në një moment arriti edhe t’i injektonte vetes ‘Lidocaine’ (një anestezik që përdoret për mpirje lokale) që të simulonte kështu një paralizë të këmbës së tij”, thonë burime pranë policisë, transmeton ‘Scan’.
Dëshmi të shumta u mblodhën, nga një ish infermiere si dhe fotografi dhe video që tregojnë teksa ai ecën vetë, për të demaskuar personin në fjalë, përcjell albinfo.ch.
Ai u arrestua në aeroportin e Firences teksa po kthehej nga pushimet e tija në Togo.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












