Sport
Të lihen anash kauzat politike kur është në pyetje sporti
Trajneri dhe udhëheqësi i klubit të xhudos “Ippon”, Driton Kuka, ka kërkuar që politika të lihet anash kur bëhet fjalë për sport, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka reaguar pasi që Ligji për sponzorizim nuk u miratua në Parlament.
“Sot po nisemi në Lojërat Evropiane në Minsk 2019! Ekipi i përgatitur besoj se edhe kësaj radhe do të na gëzojë me medalje! Sporti, përkundër sukseseve, dje në Parlament nuk mori përkrahjen e duhur për t’u finalizuar Ligji për sponsorisim! S’e kemi merituar kështu aspak. Ju që s’e votuat, duhet të flisni publikisht arsyet tuaja, nese keni arsye të qëndrueshme, ne jemi gati të ulemi e ta diskutojmë, por… Leni kauzat politike kur është në pyetje sporti! Kryefjala e shtetësisë së Kosovës është sporti, e dini ju të gjithë kur takoheni me politikanë të huaj me çka lavdëroheni më së shumti”, ka shkruar Kuka në Facebook.
Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka, janë në mesin e sportistëve të Kosovës që do të marrin pjesë në Lojërat Europiane Minsk 2019.
LE Minsk 2019 do të mbahen gjatë datave 21-30 qershor në Bjellorusi.
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












