Të tjera
La Zvicrën për të ndjekur ëndrrën e xhudos në Pejë
Loriana, që është mbesa e trajnerit Driton Kuka, është rritur në Zvicër dhe për një kohë të gjatë është marrë me xhudo në atë vend
Gara të rëndësishme e presin Loriana Kukën deri në fund të vitit, njëjtë si pjesën tjetër të ekipit të Kosovës në xhudo.
Por 2019-a mund të vlerësohet vit i përmbyllur për kolosen e re të xhudos kosovare. I përmbyllur me shumë sukses madje.
22-vjeçarja që ka nisur të garojë për Kosovën vetëm në shkurt të vitit 2017, gjatë 2019-s ka fituar medalje në dy ngjarjet më të mëdha të xhudos.
Në të dyja rastet nuk ishte favorite për medalje e nuk ishte as bartëse, shkruan Koha Ditore.
“Shpresoj që vitin tjetër të fitoj medalje olimpike”, ka thënë ajo për gazetën.
Në të vërtetë, pas bilancit gjatë 2019-s, medalja olimpike ka mbetur e vetmja që nuk është fituar nga Loriana, kur të llogariten ngjarjet më të mëdha. Ajo tashmë ka medalje nga kampionati evropian e po ashtu nga kampionati botëror, përcjell albinfo.ch.
Medalje të tjera synon Loriana, natyrisht. Synon të fitojë prapë në kampionate evropiane e botërore, të shpallet edhe kampione. Por synim të madh të radhës e ka medaljen në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që mbahen verën e ardhshme. Për vitin tjetër do të synojë edhe medalje në kampionatin evropian për seniorë dhe kështu të vazhdojë ngritjen e madhe.
Ngritja e saj e deritashme ka qenë e jashtëzakonshme.
Loriana, që është mbesa e trajnerit Driton Kuka, është rritur në Zvicër dhe për një kohë të gjatë është marrë me xhudo në atë vend. Në vitin 2016 mori vendimin që të vendosej në Kosovë, në Pejë, dhe të vihet nën urdhrat e trajnerit Driton Kuka.
Karriera e saj në xhudo nuk po zhvillohej tutje në Zvicër dhe për hapin e radhës e nevojshme ishte bashkëpunimi me trajner të nivelit më të lartë botëror dhe të jetë në një ekip me xhudistet elitare botërore. Këto ia ofronte klubi “Ippon” në Pejë. Pra, ajo la jetën në Zvicër për të ndjekur ëndrrën e xhudos në qytetin e Pejës.
E-Diaspora
-
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes Revista prestigjioze amerikane e cilëson këngëtaren shqiptare “mbretëresha e Sunny Hill Festival” dhe vlerëson ndikimin e... -
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore











