Kosova
Ministri Gashi: Ligji i ri për diasporën së shpejti do të aprovohet
Ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike i Kosovës, Dardan Gashi, ka pritur një grup të mësuesve të shkollës shqipe nga Suedia, i kryesuar nga Xhevat Isufi, Hava Limani dhe Fixhrie Syla.
Në këtë takim, i cili përkonte me jubileun e 15-të të organizimit të ekskursioneve të diasporës në atdhe, Gashi u nderua me mirënjohje në emër të institucioneve arsimore, mësuesve, nxënësve dhe prindërve të komunës së Angelholmit në Suedi, përcjell albinfo.ch.
Në njoftimin për media thuhet se mësuesit e falënderuan Gashin për ndihmën e dhënë në shpërndarjen e librave për bibliotekat e vendeve ku mësohet shqip.
Ministri Gashi i informoi ata për Ligjin e ri të diasporës, i cili së shpejti pritet të aprovohet. Sipas ministrit Gashi, pas aprovimit të këtij ligji, do të institucionalizohet mësimi shqip në diasporë dhe do të zgjidhen shumë çështje që kanë të bëjnë me diasporën.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri










